Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Paralajmërimi nga Gjermania: Nuk ka negociata pa dënuar blerësit e votave

Lapsi.al 9 May 2019
Paralajmërimi nga Gjermania: Nuk ka negociata pa dënuar blerësit

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul deklaroi se për sa kohë nuk dënohen blerësit e votës në Shqipëri, grupi i tij nuk do të pranojë hapjen e negociatave për vendin.

"Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet." - tha Wadephul për gazetën Shekulli.

Sipas Wadephul,problemet kryesore të cilat vihen në dukej për Shqipërinë janë: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votave. Ka përgjime, por akoma nuk ka arrestime ndaj personave.

Wadephul cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?

Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike. Kjo është e keqe për perspektivën e vendit në Bashkimin Evropian. Prandaj, është detyrë e të gjitha partive pro-evropiane në qeveri dhe opozitë, që të afrohen njëra me tjetrën dhe të jenë të përgatitur për të bërë kompromise reale. Nëse të dyja palët nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, ata vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë ata vetëm do të forcojnë ato forca që duan të nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe. Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan. Ta themi hapur: planet për një Shqipëri të Madhe do të çojnë në fundin e perspektivës së Shqipërisë në BE! Kjo është arsyeja pse qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi për të kapërcyer krizën menjëherë. Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë.

Cilat janë pengesat kryesore që duhet të kalojë Shqipëria?

Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Mund të shohim se qeveria tashmë ka bërë përpjekje. Zbatimi i ligjeve është veçanërisht i rëndësishëm. Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.

A u arrit diçka nga takimi i Berlinit?

Po vërtet! Ka pasur një shkëmbim të vlefshëm dhe ç’është më kryesorja kritike, të pikëpamjeve për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Rezultati përfundimtar është se do të ketë një konferencë pasuese në 1 korrik në Paris. Atje do të diskutohen pyetje konkrete për vazhdimin e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i këtij procesi nevojitet urgjentisht, ne më në fund kemi nevojë për përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, përndryshe ekziston rreziku i konflikteve të reja.

Cili është vlerësimi juaj për opsionin e shkëmbimit territorial lidhur kjo me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?

Shkëmbimi i territoreve është alternativa më e keqe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor! Në deklaratën përmbyllëse në takimin e Berlinit, të gjithë shefat e shteteve dhe qeverive theksuan se marrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të shërbejnë për stabilitetin rajonal. Ky është një refuzim i të gjitha konsideratave për një shkëmbim territori ose për rregullimin e kufijve etnikë. Besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, jo përmes diskutimit të shkëmbimeve territoriale.

Wadephul: Kosova të shfuqizojë tarifat

Nën ndërmjetësimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Serbia dhe Kosova kanë njoftuar se do të kthehen në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. “Konferenca e djeshme e Ballkanit Perëndimor e ka parë Serbinë dhe Kosovën të kthehen në negociata konkrete për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, të cilat janë braktisur plotësisht prej muajsh, si rezultat i diskutimit të panevojshëm për një shkëmbim territorial. Për çështje konkrete si Asociacioni i Komunave të Serbisë, furnizimi me energji i Kosovës, mbrojtja e të mirave kulturore, njohja e diplomave, të drejtat e personave të zhvendosur, por edhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare – duke përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara – do të duhet të negociohen. Prandaj është e rëndësishme që Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Ballkanit Perëndimor të theksojnë se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Me fjalë të tjera, besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabilitetit në rajon mund të arrihet vetëm përmes marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet, por jo përmes diskutimit të shkëmbimit territorial. Prandaj është mirë që do të mbahet një takim pasues në Paris më 1 korrik për të thelluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Grupi parlamentar i CDU/CSU do ti kushtojë vëmendje dhe, nëse është e nevojshme, të kërkojë që Bashkimi Evropian, e cila është përgjegjëse për negociatat, ta shtyjë procesin me tekstet konkrete negociuese dhe jo – si më parë – vetëm të moderuar. Për suksesin e negociatave, është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë tarifat e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Të gjithë pjesëmarrësit ishin në dijeni të vlerave kryesore evropiane gjatë samitit. Tani është e rëndësishme të implementohet demokracia parlamentare, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit jo vetëm në letër në Berlin, por në terren”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI