Flash

Herën e fundit që Luftëtari pësoi 5 gola në një ndeshje, u shkarkua Mezani...

Lapsi.al 9 May 2019
Herën e fundit që Luftëtari pësoi 5 gola në një

Pesë gola në 90 minutat e kthimit të Kupës së Shqipërisë nuk i kishte menduar as tifozi më fatalist i Luftëtarit, e aq më tepër kur në lojë ishte finalja e Kupës së Shqipërisë. Nuk e kishte imagjinuar sepse luhej kundër një skuadre që ishte në të njëjtën situatë me ta në renditje, e kishte të njëjtën ambicje. Luante kundër një kundërshtari që në harkun e dy javëve e kishte përballuar dy herë, duke e barazuar pa gola dhe 1-1 dhe nuk është se kishte dëshmuar më parë një ofensivë kaq të tmerrshme sa për ta damkosur Luftëtarin me një shuplakë që është e destinuar të krijojë polemika, për mënyrën se si erdhi.

Bluezinjtë nuk janë një skuadër që mund të shthuret kështu, të paktën jo kjo skuadër që drejtohet nga Ahmataj, në gjysmën e dytë të sezonit. 2019 e Luftëtarit, bashkë me Kastriotin e Partizanin është e një skuadre që në renditje parciale do të ishte në mos kampion në zonën europiane të renditjes. Në tetë javët e fundit, që nga disfata 3-0 me Kukësin, bluezinjtë kanë pësuar katër gola dhe asnjëherë nuk kanë marrë më shumë se një gol për ndeshje.

Kështu që është e pashmangshme të mos kthehet në kujtesë shpërbërja totale e gjirokastritëve në atë 5-1 kundër Kastriotit, që solli shkakrkimin e Gentian Mezanit. Atëherë ishte tjetër skuadër, me shumë probleme, ndaj dhe kjo 5-3 në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës, nuk është se lë shije të mirë…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI