Flash

Video/ “Mos godit…”: Kompany nuk dëgjoi asnjë nga shokët dhe e afroi Manchester City me titullin

Lapsi.al 7 May 2019
Video/ “Mos godit…”: Kompany nuk dëgjoi asnjë nga
Goli i fitores kundër Leicester dhe titulli në Premier League nja hap larg. Vincent Kompany, mbrojtësi e kapiten i Manchester City, ka shënuar një nga golat më të rëndë në karrierën e tij si lojtar. 1-0që afron Citizens me triumfin final është meritë e një konkluzioni spektakolar që nuk i la asnjë shans portierit. Festimi në fushë në përfundim të ndeshjes ishte i pabesueshëm. Të gjithë lojtarët kanë mbetur gojë hapur përpara aftësive balistike të futbollistit. Ashtu si raporton AS, në fakt, në përfundim të ndeshjes Kompany ka zbuluar për ESPN që disa nga shokët nuk donin që të godiste. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/4x/4XGw.mp4 “Ndërsa bëhesha gati, dëgjova ata që më thoshin ‘mos godit, mos godit'”, ka treguar Kompany që pastaj vazhdoi: “Nuk kam bërë një karrierë kaq të gjatë e me kaq eksperiencë sa të më thoshin mos godit. Vendos unë kur e bëj. Për 15 vjet i kam premtuar tuifozëve të mi që do të realizoja një gol të tillë dhe ia dola”. Kjo ishte historia e golit që mund të vendosë titullin kampion e konfirmuar edhe në fjalët e Aguero e Gabriel Jesus në fushë e të Sterling që, përmes Tëitter, ka pranuar atë që ndodhi duke shkruar: “Fytyra ime që i thoshte Vinny të mos godiste. Por cfarë goli shënove vëlla. Cfarë kapiteni!”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI