Flash

Video/ Misioni i pabesueshëm i Liverpool: turpëron 4-0 Barcelonën dhe shkon në finale

Lapsi.al 7 May 2019
Video/ Misioni i pabesueshëm i Liverpool: turpëron 4-0 Barcelonën

Liverpool përmbush një arritje që futet në analet e historisë botërore të futbollit, duke u bërë finalistja e parë e Champions League. Pas 0-3 të ndeshjes së parë, skuadra e Jurgen Klopp triumfon 4-0 në Anfield Road, duke flakur jashtë turneut Messi e Barcellona. Gjysëmfinlen e kthimit e vendosën dygolëshat e Origi (7' e 79') e Wjinaldum (54' e 56'), ndërsa Alisson ka bërë heroin, duke refuzuar të lejojë prekjen e rrjetës në të gjithë sulmet blaugrana. Për Reds, që presin tashmë fituesen e Ajax-Tottenham, është finalja e nëntë e historisë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0x/0XaW.mp4

Ndodhi vërtetë. Pa Firmino e Salah, duke përmbysur 3-0 e pësuar në Camp Nou, Liverpool shkon në finale me një performancë në kufijtë e realitetit. Për të gjithë në Anfield ishte një ëndërr me sy hapur, kur gjithcka dukej e humbur, kur shpresat dukeshin të varrosura pas vetëm 90 minutave të para. 11-shja e Klopp triumfon 4-0, duke i kthyer Messi e të tjerët në makthin identik të një viti më parë, kundër Romës, kur 4-1 i ndeshjes së parë u zhduk nga 3-0 e pësuar në kthim.

https://clips.clippit.tv/qkmemq/360.mp4

Atmosfera e ndezur e Anfield nxiti skuadrën e Klopp, që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 7 minutash. Inkursioni vertikal i Henderson nxorri mesfushorin në pozicion goditje, Ter Stegen grushtoi në këmbët e Origi, që shënoi golin e shpresës nga fare pranë. Ofensivat në valangë e anglezëve krijojnë panik në zonën kundërshtare, katalanasit pas një impakti të keq me ndeshjen impenjuan Alisson, por braziliani ishte gjithnjë gati në tentativat e Messi, Coutinho e Jordi Alba.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/l3/L3N6.mp4

Në pushimin e ndeshjes, fati vendosi ndeshjen. Ndoshta ishte kështu, sepse Robertson i dëmtuar mbeti në dhomat e zhveshjes dhe në fushë u fut Ëijnaldum. Hollandezi, ish-Neëcastle, nuk vonoi të merrte skenën me dy gola në po aq minuta: në të 54’ shfrytëzoi krosimin e Alexander-Arnold, duke surprizuar Ter Stegen me një goditje tokazi, ndërsa në të 56’ mori nga Shaqiri një ftesë që nuk mund ta refuzonte, duke u ngjitur mbi të gjithnjë në goditjen precize me kokë. Për spanjollët aktivizimi i Arthur e Semedo shërbeu shumë pak, por përgjumja e turpshme e minutës së 79’ është katastrofale: Alexander-Arnold ekzekutoi me shpejtësi goditjen e këndit, duke gjetur të gjithë mbrojtjen e Barcelonës të pavendosur, me Origi që në qendër të zonës shënoi golin e katërt, duke e bërë ëndrrën realitet.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/bb/bbOB.mp4

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI