Flash

FMN ngre alarmin: Ndal zaptimit të tokave të bregdetit nga klientët e Ramës

Lapsi.al 7 May 2019
FMN ngre alarmin: Ndal zaptimit të tokave të bregdetit nga
Misioni i FMN-së në Shqipëri ka ngritur alarmin lidhur me një pojektligj që po përgatit Edi Rama dhe që e shndërron kryeministrin në pronain real të të gjithë trojeve të bregdetit dhe pasurive të tjera kombëtare. Drafti që gjendet tashmë në kuvend (lexoje të plotë këtu), titulluar “Për korporatën e investimeve shqiptare” synon të mbledhë nën ombrellën e saj të gjitha pasuritë publike që më pas kryeministri mund t'ua shpërndajë klientëve të vet duke hyrë me ta në një lloj marrëdhënieje ku ndërthuren kapitalet shtetërore dhe ato të biznesit privat. Nën arsyetimin se “ky institucion i ri do t’i lejojë Qeverisë të tërheqë investime më të mëdha, më të rëndësishme dhe strategjike”, Rama po mundohet të krijojë një tjetër skemë si ajo e koncesioneve apo PPP-ve që tashmë janë fshikulluar ashpër nga FMN-ja. Edhe këtë herë në Tiranë përfaqësuesit e Fondit vunë në dukje rrezikun që këto kanë për buxhetin e shtetit dhe i bënë thirrje qeverisë të ndërpresë menjëherë propozimet e pakërkuara. Por kush ka oreks e gjen gjithnjë një rrugë. Ndaj dhe FMN ka paralajmëruar ndaj rrezikut të kësaj nisme të re të qeverisë. “…këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike”, thanë me anë të një deklarate misionarët e fondit në Tiranë. Pasi vë në dukje atë që e kanë thënë edhe opozita dhe kritikët ekonomikë të qeverisë, pra mundësinë për marrjen e vendimeve të pakontrolluara dhe personale, FMN nënvizon se “Korporata…” mund të shndërrohej “në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike”.

Skandali/ Gati projektligji që e bën Ramën pronar të tokave në bregdet

Dhe pika më e fortë e vërejtjeve të dërgatës të Fondit Monetar Ndërkombëtar është denoncimi i një tentative që është bërë rrugë në periudhën e Rilindjes: dhurimit të pasurive kombëtare pa garë dhe pa konkurrencë. Aty theksohet se ky process nuk mund të bëhet duke anashkaluar ligjin “Për prokurimin publik”. Pra në thelb goditet qëllimi i vërtetë i Edi Ramës, për të falur tokat e bregdetit dhe pasuritë e mbetura të vendit sipas kapriçove të një njeriu. ©Lapsi.al   Çfarë thotë fjalë për fjalë FMN "Këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike. Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike. Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i  palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik”

PD: FMN njësoj si opozita, pushteti ekonomik në duart e Ramës

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI