Flash

Casillas del nga spitali, pas infarktit: "Nuk më intereson nëse luaj më, apo jo"

Lapsi.al 6 May 2019
Casillas del nga spitali, pas infarktit: "Nuk më intereson nëse

Iker Casillas është larguar nga spitali i Oporto, ku ishte shtruar e operuar të mërkurën e kaluar, pasi pësoi një infarkt gjatë stërvitjes. Portieri spanjoll i Portos ka falenderuar mjekët dhe mijëra persona që i kanë shprehur dashamirësinë në këto ditë. "Duhet të jem mirënjohës, sepse isha me shumë fat. Dua të falenderoj shumë persona, më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm", ka shpjeguar Casillas, pasi doli nga godina shëndetësore, kapur dorë për dore me gazetaren e bashkëshorten Sara Carbonero.

Për sa i përket të ardhmes, pasi falenderoi mjekët që e kuruan, 37 vjecari është shprehur: "Duhet të presim disa javë ose ndonjë muaj, e vërteta është se nuk më intereson. Nuk e di cila do të jetë e ardhmja, por gjëja më e rëndësishme është që jam këtu tani dhe flas me ju".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI