Flash

Video/ Gjimshiti dëshpëron Strakoshën për Champions, por mbrojtësit i hiqet kënaqësia e golit

Lapsi.al 5 May 2019
Video/ Gjimshiti dëshpëron Strakoshën për Champions, por

Goditje e fortë e Atalantës në luftën për Champions League, që me përmbysje triumfon 3-1 në shtëpinë e Lazio, duke konsoliduar vendin e katërt në klasifikim. Skenarë apo jo, fjalët e Ranierit ngjanë me një profeci që më tepër tekniku i Romës kishte frikë se mos ndodhte. Bergamaskët u treguan shumë të fortë të merrnin maksimumin, edhe pasi e panë veten në disavantazhin e golit të Parolos që në minutën e 3 të ndeshjes.

Reagimi i skuadrës së Gasperini ishte i fortë - duke u favorizuar edhe nga gabimet e Wallace - e në fillim barazuan në minutën e 22' me Zapata, pastaj gjetën barazimin me Castagne në të 58'. Një provë e jashtëzakonshme e qendërmbrojtësit të kombëtares Berat Gjimshiti, që u vlerësua për kontributin e tij në zhvillimet e goditjes së këndit që solli golin e tretë të Atalantës. Për fatin e keq, Gjimshiti mund ti gëzohet vetëm triumfit të skuadrës së tij në garën Champions dhe fundosjes së Lazios në momentin delikat të ndeshjes, sepse kënaqësinë për ti shënuar Strakoshës ia mohoi prekje e Wallace, që e bëri të jetë një autogol.

Mbrojtësi kuqezi pavarësisht ndonjë problemi të vogël gjatë ndeshjes, ka ruajtur me qetësi prapavijën, duke mos i dhënë asnjë mundësi sulmit lazial. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Strakoshën, edhe pse tek golat nuk mund të bënte më shumë, por vetë rezultati e bën performancën e portierit të kombëtares nën ton.

Atalanta me 62 pikë, është vetëm një pikë larg Inter të vendit të tretë, ndërsa në tre javët e mbetura duhet të mbajë larg sulmin e Romës, për tu përfaqësuar në Champions edicionin e ardhshëm.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/do/dONq.mp4

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI