Flash

MotoGP/ Zbulohet një komisar piste 'hajdut' në Jerez: rrëmbeu sfungjerin e Suzukit të Rins

Lapsi.al 5 May 2019
MotoGP/ Zbulohet një komisar piste 'hajdut' në Jerez:

Histori komisarësh piste, që në botën e motorëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë. Ka nga ata që në fund të garës përshëndesin pilotët duke tundur flamurin në xhiron e tyre të nderit; ka nga ata që i bashkohen me duartrokitje festimeve për triumfet; e ka nga ata që përfitojnë për të bërë një foto me motorët e tyre - i famshëm kohët e fundit, ai në Argjentinë që shfrytëzoi festimin e Rossi për tu ngjitur në M1 që Vale i kishte kërkuar ta mbante për të bërë një foto selfie ta paharrueshme -, e ka nga ata që përfitojnë për... të zgjatur duart e për të rrëmbyer një kujtim.

SFUNGJERI — I ndodhi Rins, në përfundim të GP në Jerez, që spanjolli e mbylli në vendin e dytë: ndërsa Alex festonte, duke e lënë të mbështetur tek barrierat mbrojtëse Suzuki e tij, një komisar piste mbërriti qetësisht për të 'vjedhur' ndonjë suvenir të vogël për ta patur kujtim. Duke harruar telekamerat e bordit, ato që drejtohen drejt kaskës së pilotit, punonjësi është fiksuar ndërsa hiqte sfungjerin që mbulon dhe mbron serbatorin e vajit të frenave për ta futur në xhep me pamjen e atij që ka frikë se mos zbulohet. Këtë herë, fatkeqësisht, i shkoi keq!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI