Flash

FOTO/ Salah dëmtohet në kokë dhe lë fushën në lot! Liverpool tronditet para kthimit me Barcelonën

Lapsi.al 5 May 2019
FOTO/ Salah dëmtohet në kokë dhe lë fushën në lot!

Liverpool mbetet në ankth për gjendjen e Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian ka braktisur fushën me lot në sy, ndërsa dilte me barrelë në minutën e 28' të pjesës së dytë të sfidës së Premier League në shtëpinë e Newcastle, pas një përplasje të fortë me portierin kundërshtar Dubravka. Nuk ka qenë aspak një moment i lehtë me lojtarin që për disa minuta mbeti i palëvizur në fushë, gati pa ndjenja, pas goditjes së marrë në kokë. Standing ovation i publikut gjatë daljes nga fusha të egjiptianit, që frikëson tashmë mendimet e Klopp, përpara ndeshjes së kthimit me Barcelonën, në Champions League, ku duhen rikuperuar tre gola.

Optimizmi në kampin e të kuqve ka ardhur pas fjalëve siguruese të teknikut të Liverpool Jurgen Klopp mbi gjendjen e Salah pas ndeshjes: "Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, ishte ulur dhe po ndiqte ndeshjen. Kështu që ndihej mirë, por natyrisht duhet të presim. Mori një goditje të keqe". Të martën Reds do të luajnë në Anfield kundër Barcellona, në ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Champions League pas 3-0 që pësuan në Camp Nou.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI