Flash

Inter-Godin, shifrat e kontratës: uruguajani bëhet lojtari më i paguar zikaltër

Lapsi.al 4 May 2019
Inter-Godin, shifrat e kontratës: uruguajani bëhet lojtari më i

Ashtu si ishte mësuar tashmë prej kohësh, Diego Godin do të jetë përforcimi i parë i Inter për sezonin e ardhshëm e nga Spanja vijnë edhe detajet e kontratës që do ta lidhë 33 vjecarin e përfaqësueses së Uruguajit me klubin milanez. Emitenti radiofonik spanjoll Cadena Cope ka zbuluar në fakt se Godin, që mbërrin tek Inter nga Atletico Madrid me parametër zero, do të lidhet me zikaltrit për tre sezonet e ardhshme, duke përfituar një pagesë neto prej 6,75 milionë euro, ose më saktë 35% më shumë në vit nga sa ofronin Colchoneros (5 milionë).

Nëse të dhënat do të konfirmohen nga Inter, Godin, 126 prezenca me Uruguay ku është edhe kapiten, do të bëhet lojtari më i paguar i gjithë organikës së Inter. Tetë trofe me Atletico plùs Coppa America 2011 fituar me përfaqësuesen e tij, e bëjnë mbrojtësin me shumë eksperiencë. Godin është duke kërkuar shtëpi në Milano e, gjithnjë sipas Cadena Cope, e ka dashur me insistim transferimin në zikaltër. Sipas radios iberike në fakt drejtuesit bardhekuq i kishin propozuar mbrojtësit rinovimin, duke vënë në tavolinë një kontratë dy vjecare me 7 milionë në sezon. Propozim I refuzuar nga Godin, që zgjodhi Inter.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI