Flash

“Pep i blejnë cfarëdo që kërkon, Klopp nuk ka fituar asgjë dhe është akoma aty...”: Mourinho shpërthen në TV

Lapsi.al 2 May 2019
“Pep i blejnë cfarëdo që kërkon, Klopp nuk ka fituar

Si të jetë në pankinë, apo përpara telekamerave, Joze Mourinho përbën gjithmonë lajm. Portugezi ishte opinionisti i BeIN Sport gjatë gjysmëfinales së Champions League mes Liverpool dhe Barcelonës dhe si gjithmonë nuk kanë munguar polemikat. Është folur në fushë? Ndoshta, por mbi të gjitha është folur...nga Special One, që ka përfituar nga një pyetje e thënë mes fjalive nga Geri Neville mbi filozofinë e tij të futbollit për të lëshuar një sulm indirekt (por jo shumë) për ato që nuk e kanë mbështetur në detyrën e tij, sikurse ka ndodhur me disa nga kolegët...

MERKATO – “Filozofia ime varet nga situata. Për shembull, do të doja të shkoja në një klub dhe të isha në gjendjen të bëja si Jurgen dhe Pep për atë që kanë pasur mundësi për të bërë”. Në çfarë pikëpamje? Mbi të gjitha të merkatos... “Shihni skuadrën me të cilën Liverpuli ka nisur ndeshjen sonte, sa prej këtyre lojtarëve ishin në Anfilld kur ka ardhur Klopp? Dhe kur Pep nuk ishte i kënaqur nga katër mbrojtësit që kishte tek Mançester Siti, në të njëjtë verë ka blerë katër mbrojtësa që i pëlqenin më shumë. Për të mos folur kur ka blerë Klaudio Bravon e më pas Bravo nuk i pëlqente më dhe sezonin më pas ka blerë Ederson”. Jo saktësisht situata ku Special One është gjendur për të administruar Manchester, bëhet fjalë për United, parë dhe mungesën e blerjes së një mbrojtësi qendror në fundin e merkatos verore ka qenë një prej pikave të thyerjes me “Djajtë e kuq”.

MBËSHTETJA – Dhe në vazhdim Mou e ndjente që, ndryshimi i dy kolegëve me të ka qenë gjithmonë durimi i pakët. Por në fakt portugezi ka arritur të fitojë diçka, një shembull që nuk e ka arritur Klop... “Jurgen është tek Liverpool prej tre vitesh e gjysëm dhe nuk ka fituar absolutisht asgjë, por ka ende besimin dhe mbështetjen, që krijojnë kushtet për të vazhduar e për të provuar për të fituar. Në këtë sezon do të mund t’ia arrijë, por do të jetë hera e parë që e bën”. Një Mou...që duket mjaftueshëm ziliqar. Që vjen e konfirmuar nga parashikimet për kthimin e tij në bankinë... “Ja përse, siç e thash dhe më përpara, për punën time të ardhme nuk do të nisë të flasë as me një klub nëse më parë nuk do të më vijë e shpjeguar se çfarë klubi do nga unë, cilat objektiva mund të arrihen dhe çfarë mund të vihet në dispozicion në krijimin e strukturave”. Të paktën, nëse dikush e trajton si Pep, apo si Klopp... Mourinho mund të firmosë në të bardhë!

Të këshilluara

Video/ Suarez ndëshkon ish-skuadrën e tij

Barcelona merr avantazhin në Camp Nou përballë Liverpool me golin e parë në Champions League në këtë sezon të Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan, ndëshkon kështu i...

21:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI