Flash

Video/ Barcelona sheh finalen: Messi kryevepra e 600 me katalanasit

Lapsi.al 1 May 2019
Video/ Barcelona sheh finalen: Messi kryevepra e 600 me katalanasit

Nuk është ndoshta Barcelona totale e Guardiola e as ajo "bailado" e Luis Enrique, me Neymar e Dani Alves, që solli për herë të fundit Champions në Katalonjë. Por kjo e Valverde është një Barcelonë solide, e ekuilibruar, me fat e njësoj fituese. Konfirmimi është tek 3-0 ndaj Liverpool, dërrmuar nga gjeniu Lionel Messi, pas ndëshkimit si ish nga Suarez në pjesën e parë. Një rezultat gënjeshtar, ndëshkues për anglezët, që për 75' minuta jo vetëm që ishin në lojë, por meritonin edhe barazimin. Pastaj Pleshti argjentinas vendosi që në finale duhet të shkojë ai, pas katër vjetësh mungesë. Nuk është e mbyllur ende, por është një mision pothuaj i pamundur në Merseyside për të rrëmbyer kualifikimin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ma/Maee.mp4

Valverde zgjodhi eksperiencën e Vidal, ndërsa dy ish-liverpulasit Coutinho e Suarez, formojnë tridhëmbëshin me Messi. Nga ana tjetër Klopp nuk rrezikoi Firmino, jo në formë optimale, duke shtuar një mesfushor më shumë, Ëijnaldum, mes Salah e Mané. Anglezët në fakt ishin agresivë dhe e vunë në vështirësi formacionin katalanas. Blaugranat ishin më pak fluidë në fazën e zotërimit të topit, ndoshta edhe nga presingu i Reds.

https://clips.clippit.tv/gevpva/360.mp4

Humbja e Keita për dëmtim, ishte goditja që Klopp e ndjeu shumë, madje edhe skuadra, që as kohën për tu sistemuar me Henderson në fushë, pëson disavantazhin e Luis Suarez. Asist brilant i Jordi Alba dhe uruguajani nxorri jashtë loje Alisson me një prekje në rrëshqitje e sipër. Nuk shënonte në Champions që nga 4 prilli 2018 Pistolero dhe është goli numër 500 i Barça në kompeticion. Por reagimi i anglezëve është i fortë dhe duhet një Ter Stegen në formë të jashtëzakonshme për të ndaluar Salah me të majtën në të 53 minutë.

https://clips.clippit.tv/dnbaba/360.mp4

Barcellona vuajti deri kur Messi vendosi të ishte Mesia. Në minutën e 75 shënoi golin e dytë, me nuhatjen e një gjahtari, duke shfrytëzuar kthimin e topit nga traversa, ndërsa shtatë minuta më pas erdhi kryevepra me goditje dënimi. E pakapshme për Alisson dhe goli jubile për Pleshtin. Gjithnjë e më tepër në historinë e futbollit dhe të Barcelonës Messi: me dygolëshin e shënuar kundër Liverpool, argjentinasi arrin kuotën 600 gola me fanellën e Barcelonës. Shtylla e Salah mund të ishte shpresë për ndeshjen e kthimit, sepse në

Anfield duhet një mrekulli që formacioni i Klopp ta dëgjojë edhe një herë muzikën e Champions në finale...

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI