Flash

I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni më mirë jashtë BE

Lapsi.al 1 May 2019
I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni më mirë jashtë BE

Nga Ardi Stefa* 

Uat dhë fak!…

I dashur Naltgjatësi!

I dashur Lider Global!

I dashur Skënderbe i Spiropalit!

I dashur ekokuent i batutave, sharjeve dhe “ironive”!

I dashur komedian i “One Man Show”, king i “Stand Up Comedy” lart e poshtë Shqipërisë.

O yll i modës që vesh xhaketë kostumi me brekushe e atlete.

Që magjepse Parisin e Vorpsit…

Që akoma edhe pas 6 vjetësh në krye fajin ta kanë të tjerët!

I dashur lider që na mbive në TV!

Që popullin e ndave në “Ne” dhe “Ata”, megjithëse duhet të ishe kryeministër i të gjithëve!

Që veç për fasadën mendon, aspak për thelbin!

Që specialistë ka, por s’ka punë!

Që gënjeshtrën dhe mashtrimin i ngrite në institucion.

Që mendon se populli i deleve meriton të qeveriset nga ujqërit.

Që me paratë e krimit i more të gjitha : timonin, rrotën, tepsinë, kazanin dhe legenët.

Që arrogancën dhe fyerjen i ke armën kundër të dobëtve, se ndaj të fortëve zbythesh.

Që po i hamë kaq kohë asaj dhe të tjerëve të tu atë që nuk thuhet…

Që fajin gjithmonë ta kanë të tjerët, ti asnjëherë…

Sa të tjera të rreshtoj?…

Por…

Një premtim e mbajte: “Ndërtove Shqipërinë që ti dhe të ngjashmit e tu donit”!

Na çove vite e vite larg Europës!

Mos bëj sikur trishtohesh.

Jashtë BE ti dhe soji yt mbijetoni e mbretëroni!

Mbillni drogë dhe mbroni grosistët.

Mbroni krimin, oligarkët dhe koncesionet.

Prishni gjithçka për të ndërtuar kulla që të pastroni paratë.

Ndërtoni 100 metra rrugë dhe shpenzoni(?) 6 milionë euro…

Qeveris aq mirë e u jep aq shumë shpresë shqiptarëve, sa 84% duan të ikin një orë e më parë, ndërsa zëmë vendin e dytë në Europë me 55%, pas grekëve për popullin më të zhgënjyer e të stresuar.

Blini vota dhe me kokëfortësi po e çoni vendin në një 1997 të dytë!

Për largimin nga BE trishtohemi ne, populli.

Trishtohem unë, që kam punuar 20 vite jashtë Shqipërisë, dhe vetëm brenda BE do më njiheshin ato vite pune për pensionin.

Trishtohen pacientët për sistemin shëndetësor skandaloz.

Nxënësit e studentët për arsimin mjeran dhe premtimet e pambajtura.

Të rinjtë që nuk gjejnë punë…

Trishtohemi për cilësinë më të ulët të ushqimeve, tregtimin e çmimet e pakontrolluara të tyre.

Që s’kemi asnjë plazh publik në qindra kilometra vijë bregdetare.

Pensionistët për pensionet që nuk i rrite kurrë!

Trishtohen mjekët që po lënë Shqipërinë.

Trishtohen…

Mësuesit që fyhen e denigrohen nga ata që kanë më pak shkollë se ata, ose nga të pashkollët fare.

Që paguhen shumë pak, se ti dhe militarët e t’u i përbuzni.

I detyroni të ndjekin cirkun tënd me karrige në krahë nëpër sheshet e qyteteve e të qeshin me “shakatë e kripura të Duçes”!

Trishtohet populli për krimin që e futët në parlament e tani së fundi dhe kllounët.

Por edhe varfëria ka dinjitet, megjithëse ka shumë trishtim në sy

Jo ti. As shokët e tu.

Ndaj mos na çaj shumë trapin duke na e hedhur neve fajin!

Me ty dhe sojin tënd në krye ne do hyjmë në BE kur veza të qethet dhe pastaj të rruhet!

*Ardi Stefa është gazetar dhe aktivist, si dhe mësues në Vlorë 

Të këshilluara

Edi Rama i pergjigjet Elez Biberajt

I dashur Elez, e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës "Dielli". Konsiderata personale për Ju, e lidhur me...

20:22

Ku po shkon Shqipëria?

... Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore me të drejtë duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre kombëtare, politike, ekonomik...

21:33

Lali Eri, kapitullimi para oligarkëve

Nga Kleo Kostenja/ Teksa po ndiqja Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në Opinion, më shumë i shtyrë prej kureshtjes se si planifikon ai të vazhdojë të kthejë metro...

17:09

Mos ia bëni këtë nder Erion Veliajt

Nga Pano Soko / Mos e shani Erion Veliajn, sepse i bëni nder. Kushdo që shan personin Erion, thjesht sa bie në kurthin që ai ka përgatitur me aq kujdes. Ti e s...

13:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI