Flash

Pink: Kam humbur një fëmijë në moshën 17-vjeçare

Lapsi.al 30 April 2019
Pink: Kam humbur një fëmijë në moshën 17-vjeçare

Pink ka pranuar se në moshën 17 vjeçare ka kaluar një abort. 39 vjeçarja tregoi se u ndje sikur trupi i ishte “thyer” teksa fliste të premten për albumin e saj të ri: “Hurts 2b Human”. Pas këtij incidenti që i ndodhi, Pink pohoi se kishte filluar ta urrente trupin e saj dhe iu deshën shumë vite terapi për të pranuar veten e saj ashtu siç ishte.

“Arsyeja që e thashë këtë është sepse unë kam pasur gjithnjë një trup shumë të fortë, por në të vërtetë në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort (spontan). Dhe unë do ta mbaja atë fëmijë”, u shpreh Pink.

Ylli i muzikës nuk e la me kaq, por zbuloi se kishte kaluar edhe aborte të tjera, ndjesitë e të cilave i ka kanalizuar shpeshherë në këngët e saj. Pavarësisht vështirësive që ka kaluar, sot Pink ka një familje të shëndetshme. Ajo ka një djalë dhe një vajzë. Ndërkohë Pink është martuar me 43 vjeçarin Carey Hart një garues profesionist me motorr. Ata janë njohur bashkë periudhën që këngëtarja mbaroi terapitë pas vështirësive që kishte kaluar me trupin e saj.

Të këshilluara

Wanda dhe Icardi, në poza intime (FOTO)

Wanda Nara “godet” sërish, këtë herë jo me deklaratat e saj thumbuese, por me pozat e nxehta përpara aparatit fotografik. Në rrjetin social “Instagram”, part...

14:51

Larry King pëson atak kardiak

Moderatori i famshëm amerikan Larry King aktualisht gjendet në një spital në LA për shkak se ka pësuar një arrest kardiak. 85-vjeçari i cili numëron një numër t...

13:41

Ndahet nga jeta regjisori amerikan

Regjisori i nominuar për Oskar, John Singleton ka vdekur në moshën 51-vjeçare. Në një deklaratë familja e tij tha se regjisori ‘vdiq në paqe’ menjëherë pasi ...

10:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI