Flash

Ç'ndodhi në Berlin/ Modeli Zaevit kundër Ramës

Lapsi.al 29 April 2019
Ç'ndodhi në Berlin/ Modeli Zaevit kundër Ramës

Gjatë samitit të Berlinit është vënë re një dallim thelbësor i qëndrimeve të dy lidërve ballkanikë ndaj mundësisë që vendet e BE-së mos hapin negociatat për antërësim. Ata janë Zoran Zaev dhe Edi Rama. 

Kryeministri maqedonas pas sakrificës së fortë që bëri për ndryshimin e emrit në marrëveshje me Greqinë ndihet ballëlartë se ka marrë kosto politike për atdheun e tij. Prandaj ai ka deklaruar në kancelarinë gjermane se, është i gatshëm të dorëhiqet nga detyra nëse në qershor Shkupi nuk hap negociatat me BE-në. Shefi i qeverisë në Shkup i ka pasur krahët e ngrohta pasi e gjithë media gjermane së bashku me bundestagun, kanë kërkuar njëzëri hapjen e negociatave.

Kurse krejt ndryshe reagoi kryeministri shqiptar Rama , jo duke sakrifikuar veten për vendin, por vendin për pushtetin e tij. Ai deklaroi se pret rekomandimin nga ana e Komisionit Europian, në fund të majit, pas përfundimit të zgjedhjeve për parlamentin europian. Në fakt kjo është një hedhje hi syve pasi komisioni europian e dha që  vjet rekomandimin pozitiv duke filluar madje bashkë me Maqedoninë edhe procesin screening. Dhe nuk mundet që Komisioni këtë qershor të mohojnë vetveten duke e tërhequr mbrapsht rekomandimin që ka dhënë. Madje as në ditët më te zeza te Gruevskit, Komisioni Europian nuk e tërhoqi kurrë rekomandimin, por vendet anëtare refuzonin njësoj si me Shqipërinë e Ramës sot të hapnin negociatat.

Pra Rama bllofon kur bënë sikur pret rekomandimin e Brukselit. Tani për Shqipërinë lajm përbën data e fillimit të negociatave për të cilën duhet të shprehen vendet anëtare. E meqë e di fatin e saj kryeministi shqiptar krijon një tymnajë boshe se nuk ka guxim të mbajë qëndrimin e fortë të kolegut të tij maqedonas.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI