Flash

Çfarë thotë Khloe Kardashian për mardhënien me Tristan Thompson

Lapsi.al 29 April 2019
Çfarë thotë Khloe Kardashian për mardhënien me

Seriali televiziv amerikan “Keeping Up with the Kardashians” që në fillimet e tij ka pasqyruar me detaje momentet më kulminante të jetës së pjesëtarëve të familjes së famshme Kardashian-Jenner.

Duke qenë se skandali më i madh i vitit (të paktën deri më tani) është ai i Tristan Thompson me Jordyn Woods, ai nuk kishte si të mos trajtohej në serial.

Pasi Tristan e tradhtoi Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, pra Jordyn, shumë raporte u shkatërruan.

Do thoni ju: Këtë e kemi e lexuar dhe stërlexuar me qindra herë, por prisni! Fokusi i këtij shkrimi nuk ishte ai që sapo lexuat.

Së fundmi nga një deklaratë e Khloe-t në serialin në fjalë mësuam se ajo nuk i paska pasur marrëdhëniet mirë me babain e vajzës së saj, True, edhe para skandalit të tradhtisë.

Ajo madje ka konsideruar edhe ndarjen si një opsion!

Nuk është aspak për t’u çuditur në fakt, duke marrë parasysh faktin se botërisht Thompson njihet si një tradhtar (kujtojmë këtu videon ku ai shfaqej duke u puthur me dy femra të tjera, pak ditë përpara se Khloe të lindte vogëlushen e saj).

Khloe është shprehur në këtë mënyrë në lidhje me marrëdhënien e lënë në mes me basketbollistin: “Askush nuk e di që kam pasur një luftë të brendshme me veten. Vërtet jam në fazën që po mendoj herë pas here se çfarë aktualisht është më e mira për veten time. Të ndërmarr vendimet e duhura.”

Të këshilluara

Ndërron jetë modeli në sfilatë

Një ngjargje e pazakontë ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit, pasi një model 26 vjeç ka vdekur pasi është rrëzuar gjatë sfillatës. Në një deklaratë për media...

17:00

Kritikohet statuja e dyllit e Emilia Clarke

Muzeu kombëtar i statujave të dyllit në Dublin ka shfaqur skulpturën e Daenerys Targaryen (që e luan Emilia Clarke), protagonistes së njohur nga seriali “Game o...

15:49

Ndarja e Serenay Sarikaya rrit fansat e saj

Lajmi i ndarjes së aktores Serenay Sarikaya nga partneri i saj Kerem Bursin, shkaktoi shumë zhurmë në media. Çifti vendosën t'i japin fund lidhjes, pas 3 vit...

15:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI