Flash

Zbulohen pamjet e para të sezonit të dytë të Hell’s Kitchen

Lapsi.al 26 April 2019
Zbulohen pamjet e para të sezonit të dytë të Hell’s

Pas një sezoni të suksesshëm televiziz të Hell’s Kitchen i cili u transmetua për herë në ekranin e “Top Channel”, shumë shpejt do të kemi edhe një rikthim të tij.

Por kësaj radhe duket së gjërat  do të jenë tërësisht ndryshe. Dhe nuk e kemi fjalën për Renaton, sepse siç është shprehur edhe ai do të jetë po i njëjti. E kemi fjalën për ambientet e “Hell’s Kitchen Albania 2” të cilat do të përfshijnë një kuzhinë moderne dhe gjigante, pishinë dhe kopsht ku konkurentët do të mund të relaksohen nga nervat e kuzhinës.

Renato ka ndarë detajet e para në rrjet dhe ja si shprehet:

“Hell’s Kitchen Albania 2. Jeni gati?

Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Show gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po!”

Image result for hell s kitchen renato mekolli

Renato ka sqaruar gjithashtu se emisioni i fëmijëve për të cilën kishte premtuar se do të fillonte këto kohë, për shkak të angazhimeve me “Hell’s Kitchen” shtyhet për një moment tjetër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI