Flash

Motrat Koçi thumbojnë koleget, 'Mësojeni Madonna-n të blejë klikime' (Foto)

Lapsi.al 26 April 2019
Motrat Koçi thumbojnë koleget, 'Mësojeni Madonna-n të

Bashkëpunimi i Madonna-s dhe Maluma me titull “Medellin” numëron rreth 3.3 milion klikime dhe ka vetëm 24 orë që është publikuar.

Motrat Koçi duket se  kanë vënë re një detaj; ajo që është konsideruar si mbretëresha e pop-it dhe këngëtari më i pëlqyer i muzikës latine,  brenda një dite arritën të grumbullojnë kaq klikime ndërkohë që ka disa këngëtarë shqiptarë që kanë shumë më shumë. Greta dhe Eni kanë shprehur habinë e tyre se si ka mundësi që në Shqipëri ka artistë të cilët më shumë se 1 milion klikime i bëjnë në një orë. “3 milion për 24 orë Madona dhe Maluma. Po cfarë janë Maluma dhe Madona përpara 1-shave të Shqipërisë. “,- shkruan Eni. “Shikojeni se çfarë bëhet, dy nga emrat më me influencë në botë kapin 3 milion klikime për 1 ditë. Në Shqipëri 3 milion i kapin për një orë. Duhet t’i mësojmë këtë Madonnën dhe Malumën si blihen klikimet fallco se po më vjen gjynah shumë.”,- shprehet Greta.

Të këshilluara

Publikohet traileri i ri i filmit Men In Black

Më 14 qershor do të dalë në kinematë amerikane kapitulli i ri i filmit “Men in Black”, me titull “Men in Black International”. Tani janë publikuar pamjet e reja...

11:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI