Flash

Vëzhgim/ Gafa e Ramës. Krahasimi me Napoleonin III -të

Lapsi.al 25 April 2019
Vëzhgim/ Gafa e Ramës. Krahasimi me Napoleonin III -të

Në një përpjekje për të justifikuar mënyrën jo ligjore me të cilën Rama po kërkon të ndërtojë kantieret e mëdha të Rilindjes, pa pyetur për kundërshtimet e qytetarëve, ai ka hedhur sot në parlament batutën: “Po të mos kishte kokfortësi, nuk do të ekzistonte Parisi”.

Me një injorancë të frikshme për diferencën mes kohëve dhe me një njohje sipërfaqësore të ndryshimeve historike, kryeministri që dikur ka qenë emigrant në Paris i referohet kohëve të nipit të Bonapartit, Napoleonit të III (poshtë), i cili erdhi në pushtet pas një grushti shteti dhe e drejtoi për 18 vjet vendin e galëve.

Résultat de recherche d'images pour "napoleon 3"

I prirur nga një dëshirë diktatoriale për modernizim, ai caktoi baronin Haussmann (majtas lart) të projektonte Parisin e ri, me ndërtesat e njohuara dhe me bulevardet hossmann-iane me të cilat mrekullohemi ende dhe sot.

Në këtë kuptim, nuk ka dyshim se voluntarizmi i një perandori si Napoleoni i tretë, kokfortësia e tij na dhuroi Parisin që kemi sot.

Po ashtu si perandorët më gjakatarë romakë ngritën mrekullitë e Romës së lashtë, apo faraonët e Egjyiptit, piramidat.

Edhe brenda hapsirës sonë të vogël gjeografike, kokfortësia e Enver Hoxhës ngriti hidrocentrale, bëri elektrifikimin e Shqipërisë, thau kënetat dhe zhduku malarjen.

Në këtë pikë është botërisht e pranuar se diktaturat janë në gjendje të mbarojnë punë të mëdha, pavarësisht nga çmimet që paguajnë popullsitë që jetojnë në kohën kur ngrihen këto vepra.

Dhe këtu Rama ndoshta ka të drejtë. Pa kokfortësinë e njeriut që drejtonte “le second empire”, Napoleonit të tretë, Parisi nuk do të ishte ky që kemi sot.

Por, aty ku Rama bën një gabim të vogël është fakti se për fatin e keq të ëndrrave të tij më të fshehta, ne sot nuk drejtohemi nga një perandor, por jetojmë në një regjim që pretendohet si demokratik.

Dhe në të tilla regjime predikohet jo uni i liderit, por konsultimi me qytetarët, vendimmarrja demokratike dhe loja e balancave e kundërpushteteve, për vendime të tilla që prekin masa të mëdha njerëzish dhe breza të tërë qytetarësh.

Prandaj kokfortësia e perandorëve që bënë Parisin, sot është një koncept që s'e pranojnë as vetë parizienët. Rama ka të drejtë kur kujton Napolonin e III, por ai thjeshtë ngatërron kohë kur adapton shembullin e tij sot.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI