Flash

Eraldo Rexho rrëfen se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim

Lapsi.al 24 April 2019
Eraldo Rexho rrëfen se mes tij dhe Marinës mund të ketë

Që prej përfundimit të “C’est la vie” gati një vit më parë, Marina Vjollca nuk është shfaqur me një emision të ri. Mediat kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të saj në shtator në ekranin e Tv Klan, por deri tani asgjë nuk dihet me siguri.

Eraldo Rexho, kryeredaktor i Revistës “Who” ka qenë i ftuar sot në “Klubi i Mëngjesit” dhe ka hapur dyshime se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim për një projekt televiziv lidhur me këngëtarët shqiptarë.

Ka qenë Suada Daci ajo që e ka pyetur Eraldon nëse do të punojë në Tv Klan ndonjëherë meqë asnjëherë nuk e kemi parë aty dhe përgjigja e gazetarit ishte pozitive.

Po, do të jem në Klan në shtator, për diçka që ka lidhje me këngëtarët shqiptarë” – është përgjigjur ai çka e bëri Florin të “hedhë” pyetjen nëse ai do të punojë në projektin e përfolur të Marinës meqë i ka parë shpesh bashkë në Instagram. “Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri“ – ka thënë duke qeshur Eraldo duke mos dashur të zbulojë më shumë./Burimi:klanplus

Të këshilluara

Fansat kritikojnë modelen shtatzënë

Modelja shtatzënë Belle Lucia është kritikuar ashpër në Instagramin e saj për shkak se nuk i duket aspak barku. Belle e cila ka 1,3 milionë ndjekës në rr...

18:06

Hueida El Saied zbulon projektin e rradhës

Hueyda El Saied jeton mes Luksemburgut dhe Parisit bashkë me djalin dhe partnerin e saj. Dhe tashmë ajo zbulon se do të hapë një ekspozitë të re me pikturat e s...

15:02

Femra më e bukur nga revista People

Revista ‘People’ ka zbuluar se personazhi i zgjedhur për kopertinën e saj këtë muaj është zgjedhur Jennifer Garner, si femra më e bukur e vitit. Ata kanë zgjedh...

14:48

Arsyeja e divorcit të Adele

Pak ditë më parë, të gjithë ‘u tronditën’ nga lajmi se Adele, kishte vendosur të divorcohej nga bashkëshorti i saj prej 3 vitesh. Përfaqësuesit e saj u shprehën...

13:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI