Flash

Genc Fuga dhe Eni Jani edhe pse fituan, nuk patën një shpërblim monetar nga Dance With Me

Lapsi.al 23 April 2019
Genc Fuga dhe Eni Jani edhe pse fituan, nuk patën një shpërblim

Eni Jani dhe Genc Fuga në dhjetor të vitit të kaluar rrëmbyen kupën e spektaklit të famshëm “Dance with me”. Të ftuar së bashku në emisionin  “Trokit” që transmetohet në InTv, ata kanë bërë të qartë që ndonëse fituan, nuk patën një shpërblim monetar.

“Asnjëherë nuk është thënë që në fund të garës, fituesi do të marrë lekë. Ne kemi marrë 1 milionë lekë të vjetra sa herë kemi fituar kupën”, u shpreh Eni.

Gjithsej ata fituan 4 kupa gjatë kompeticionit pra arritën të siguronin 4 milionë lekë të vjetra.

“E kam shijuar dhe jam kënaqur jashtë mase atë periudhë sidomos periudhën e provave, sepse mua më pëlqen shumë kërcimi, por nuk është thënë kurrë që ka një x shifër për fituesin. Nuk më duket e drejtë fare, madje e kam kundërshtuar. Por kemi rënë dakord me ato kushte, sepse këtë gjë nuk e morëm vesh rrugës, për të qenë të drejtë. Hymë për ta shijuar”.

Të këshilluara

Katy Perry, si Ursula në tapet të kuq

Katy Perry i ka sfiduar të gjithë duke u shfaqur si personazhi i Ursulës në tapetin të kuq “American Idol”. Këngëtarja 34-vjeçara për konkursin e këngës të D...

16:54

Tuba i jep fund zërave për ndarje (FOTO)

Tuba Buyukustun dhe partneri i saj Umut Evirgen, duket se janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje, media të shumta po përflasin për një ndar...

14:46

Justin Bieber gënjen fansat për albumin e ri

Justin Bieber tha gjatë festivalit të “Coachella”-s se një album po vinte prej tij së shpejti. Por TMZ ka mësuar se, duhet të paktën dhe 1 vit përpara se albumi...

13:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI