Flash

Ciara shfaqet pa makeup për albumin e ri (Foto)

Lapsi.al 23 April 2019
Ciara shfaqet pa makeup për albumin e ri (Foto)
Në rrjete sociale e kemi parë gjithmonë të kuruar në detaje artisten e njohur, Ciara. Së fundmi ajo ka guxuar të shfaqet për herë të parë tërësisht natyrale. Ciara ka shkruar se e pëlqen shumë veten dhe se është e lumtur që ka arritur ta pranojë kështu siç është në të vërtetë. “Pa ‘make up’. Pa ‘extensions’. Me pikat e mia të dobëta. Shenjat e mia të bukurisë dhe gjithçka. E dashuroj veten time të vërtetë. Më në fund po e pranoj veten time plotësisht. Ndjehem mirë”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos së saj.Më pas ajo ftoi të gjithë miqtë e saj që të publikonin foto të papërpunuara për t’u bërë pjesë e projektit të saj për albumin e ri, “Beauty Marks”. Ky do të jetë albumi që do e rikthejë sërish në treg Ciara-n pas një mungese 4-vjeçare.

Të këshilluara

Tuba i jep fund zërave për ndarje (FOTO)

Tuba Buyukustun dhe partneri i saj Umut Evirgen, duket se janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje, media të shumta po përflasin për një ndar...

14:46

Justin Bieber gënjen fansat për albumin e ri

Justin Bieber tha gjatë festivalit të “Coachella”-s se një album po vinte prej tij së shpejti. Por TMZ ka mësuar se, duhet të paktën dhe 1 vit përpara se albumi...

13:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI