Flash

Dështimi i Lazios ka emrin Milinkovic-Savic: "Nuk do të ndodhë më"

Lapsi.al 21 April 2019
Dështimi i Lazios ka emrin Milinkovic-Savic: "Nuk do të

"Një gabim fëmijënor, tepër i rëndë që komplikon ecurinë tonë". Pas ndeshjes së humbur me Chievo, të fundit në renditje, tekniku i Lazio, Simone Inzaghi, dukshëm i nervozuar, ka përdorur këto fjalë për të komentuar goditjen që Milinkovic-Savic i bëri pas shpine Stepinski e që arbitri Chiffi e ka ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Një cmenduri, pas 30 minutash lojë, që komplikoi planet e bardhekaltërve e që i ngadalësoi vrapimin drejt Champions: një gjest i vështirë për tu shpjeguar e atëherë mesfushori serb ka provuar ta bëjë duke publikuar ndjesën në Instagram për të kërkuar ndjesë: "Dua ti kërkoj ndjesë të gjithë shokëve të mi, tifozëve e gjithë lazialëve. Nuk do të ndodhë më kurrë, më vjen keq që ndodhi në një moment të vështirë, dua ta harroj sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të heqim dorë deri në fund!".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI