Flash

Grupi i ri parlamentar / Dora e Ruçit pas lëvizjeve të Rudina Hajdarit

Lapsi.al 19 April 2019
Grupi i ri parlamentar / Dora e Ruçit pas lëvizjeve të Rudina
Rudina Hajdari nuk mund të krijonte grupin e saj parlamentar së paku deri në shtatorin e vitit të ardhshëm, nëse Gramoz Ruçi nuk do të qe treguar tejet zemërgjerë, me bijën e njërit prej kundërshtarëve të tij më të egër. Rregullorja e parlamenti e ka të shprehur qartë se nëse një deputet largohet nga grupi parlamentar, ai nuk mund t’i bashkohet një grupi tjetër pa kaluar gjashtë muaj nga data e largimit (Neni 15 pika dy e rregullores së kuvendit). Ky vëzhgim që u publikua së pari nga gazeta Panorama e shprehte shumë qartë se pa “dashurinë” e socialistëve dhe pa bujarinë e kreut të kuvendit, as Rudina Hajdari nuk mund të bëhej kryetare e grupit dhe as Myslim Murrizi nuk kishte mundësi të bëhej anëata i tij. Ata duhet ta kalonin përmes filtrit gjashtë mujor për të kapërcyer ylberin. Lexo më tej:

Andi Bushati: Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Vetë Hajdari me një postim në Facebook është përpjekur ta justifikojë këtë dashamirësi të treguar nga kundërshtarët e saj. Sipas argumentave të deputetes së opozitës së re ajtë nuk e kap ky nen sepse ajo nuk është larguar asnjë ditë nga grupi parlamentar i PD, pasi ky grup nuk ekziston më pas u vetëshkri. Pra sipas Hajdarit, ajo dhe Murrizi nuk mund të largoheshin nga diçka që nuk ekzistonte më, prandaj ata vendosën të themelojnë “Grupin Parlamentar Demokrat”. Në fakt debati nëse quhet i lirë nga obligimi 6 mujor, një deputet grupi i të cilit nuk ekziston më donte një diskutim mes juristësh, ose një interpretim nga drejtësia të rregullores, por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi as nuk e ka cekur këtë çështje duke parë përfitimin politik të partisë së tij që Rudina Hajdari të ketë një grup parlamentar. Kjo gjë u pa qartë edhe nga entuziazmi me të cilin mediat pr qeveritare e transmetuan këtë fakt. Dhe ky është në fakt rreziku më i madh për deputeten e re. Imazhit të saj nuk i prish punë as fakti se përse nuk iu bind Bashës për të djegur mandatin dhe as vendimi personal për të dalë kundër forumeve të partisë. Por atë mund ta shkatërrojnë dhe ta kthejnë në një kukull qesharake favoret dhe përdorimi që po i bëjnë kundërshtarët. Fakti që Gramoz Ruçi as nuk pyeti për rregulloren, fakti që socialistët u gëzuan më shumë se vetë Rudina për faktin se ajo u bë me grup, janë damka më e rëndë për të ardhmen e saj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Lumi i kokainës vazhdon drejt Shqipërisë

Autoritetet shtetërore në Maltë vijojnë të kapin ngarkesa me kokainë që janë të destinuara për Shqipërinë. Një ditë më parë njoftohet se u kapën 91.25 kg kokain...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI