Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Rrezikoi më shumë Hamiti nga grushtat apo Kola nga gurët? Kamza u përjashtua, Besa ia hodhi me ndeshje pa tifozë

Lapsi.al 18 April 2019
Rrezikoi më shumë Hamiti nga grushtat apo Kola nga gurët? Kamza u

Mbi një zyrtar të ndeshjes, e aq më tepër arbitrin e garës askush nuk mund të guxojë të vendosë dorë: ky është qendrimi i FSHF dhe shoqatës së arbitrave sa herë që mbi xhaketat e zeza është kryer ndonjë agresion... dhe kanë të drejtë. Vetëm se në drejtësi ka edhe interpretim dhe pikërisht këtu fillon të calojë puna. Grushtat mbi Eldorjan Hamitin fluturuan Kamzën në Kategorinë e Dytë, ndërsa shiu i gurëve (dhe jo të vegjël) i dënuan Besës vetëm tifozët...

Dy standarde, pikërisht kështu, sepse nëse u futën në fushë tifozët e Kamzës dhe goditën Hamitin në përfundim të Kamza-Laçi, tifozët e Besës në Kavajë nuk u futën vërtetë, por goditën me gurë asistentin Denis Rexha disa herë, përpara se Klajdi Kola të vendoste ti jepte fund ndeshjes në minutën e 78 të takimit. Situata degjeneroi në momentin e daljes nga fusha të lojtarëve të Bylis dhe treshes së arbitrave dhe një shi gurësh, që nuk kursyen as forcat e policisë, ra mbi arbitrat që nëse do të ishin goditur qoftë edhe nga një i vetëm do të kishin përfunduar shumë më keq se Hamiti në spital.

E mgjithatë, sipas vendimit të Disiplinës "KF “Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës".

Interesant si version, por duket qartë se nga zotërinjtë e Komisionit të Disiplinës, shkulja e pllakave të stadiumit të Kavajës dhe trajektoret e frikshme të tyre drejt kokave të Kolës, Rexhës, apo edhe Cekicit, pogradecarit të verdhezinjve që u përpoq ti mbronte, paskan qenë më pak të rrezikshme se sa goditjet që kamzalinjtë i dhanë Hamitit. Ose ndoshta FSHF ka qenë avangarde në vizion dhe thjesht ka dashur të shpëtojë Kategorinë e Dytë nga tejmbushja, duke aplikuar...dy standarde.

Të këshilluara

Ajax, larg duart nga Ten Hag: gati rinovimi

Ajax është tashmë tregu më i lakmuar i Europës, e jo vetëm për lojtarët impresionues që arritën gjysëmfinalen e Champions League. Nëse dikush kishte menduar për...

19:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI