Flash

Rikthehen në Youtube këngët e Mozzik dhe Getinjo

Lapsi.al 18 April 2019
Rikthehen në Youtube këngët e Mozzik dhe Getinjo

Të gjitha këngët e Mozzik dhe Getinjos, që ishin hequr nga platforma YouTube, janë rikthyer sërish. “OnRecords” ka rikthyer hitet e dy vëllezërve që i hoqi pas debateve që çuan në largimin e tyre nga shtëpia diskografike.

Tashmë i kontaktuar nga “Lajmi.net”, menaxheri i shtëpisë diskografike Met Elshani shprehet se, këngët janë rikthyer në YouTube përkohësisht.

“Janë kthyer për shkak se shumë njerëz kanë futur në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur t’i heqnim një nga një i kemi futur sërish. Në këtë mënyrë i kap sistemi dhe fshihen vetvetiu adresat të cilat kanë nxjerrë këngët tona. Deri tani janë mbyllur pesë llogari nga YouTube, sepse i kanë futur në kanalet e tyre ilegalisht”, tha ai.

Studioja muzikore është në proces gjyqësor me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjon, pas largimit të këtyre dy të fundit dhe prishjes së njëanshme të kontratës dhe mund të kërkojë dëmshpërblim në vlerë prej 1.4 milionë euro.

Vëllezërit formuan edhe shtëpinë e tyre diskografike “2 Euro Records”, por as me këtë lëvizje nuk arritën të sigurojnë menjëherë videot e tyre në YouTube të paktën deri më sot.

Një sërë këngësh si: “Tony Montana”, “Kokaina”, “Me hile” “Dhezu” etj, mund t’i gjeni tani në YouTube.

Të këshilluara

Arrestohet reperi amerikan

Reperi Kodak Black u arrestua në kufirin amerikan me akuzat për drogë dhe armë kur hyri nga Kanadaja. Vendndodhja e 21-vjeçarit ishte mister, pasi ai anuloi ...

16:20

Meghan Markle i shkruan letër babait të saj

Meghan Markle pritet nga ditë në ditë që të bëhet nënë për herë të parë. Por kur vëmendja është e pqrqendruar aty dhe të gjithë pop resin lajmin e madh ajo ka v...

15:45

Justin mbledh në klipin e ri emrat e njohur

Disa ditë më parë, në portalet e huaja qarkulloi një lajm se Ariana Grande dhe Justin Bieber do të sillnin së shpejti një bashkëpunim. Ky lajm u konfirmua vetë ...

14:15

Kendall Jenner përballet me Jordyn

Së fundmi modelja 21-vjeçare ka qenë e pranishme në festivalin e njohur 'Coachella', mirëpo siç duket është përballur me një të papritur.Motra e Khloes dhe Kyli...

13:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI