Flash

Singapore/ Brenda aeroportit më të bukur në botë të cilësuar si xhevahir (VIDEO)

Lapsi.al 17 April 2019
Singapore/ Brenda aeroportit më të bukur në botë të

Është hapur zyrtarisht aeroporti i shumëpritur i Singaporit. “Jewel Changi” ofron pamje të jashtëzakonshme, duke e bërë të cilësohet si aeroporti më i bukur në botë. I ndërtuar me një kosto prej 1.7 miliardë dollarë aeroporti ka 10 kate, pesë mbi tokë dhe pesë në bodrum, si edhe një ujëvarë madhështore.

Pas 4 viteve punime është hapur zyrtarisht Aeroporti i shumëpritur i Singaporit, i cilësuar “Jewel” ose ndryshe xhevahir. Hapësira prej 135 mijë m² që lidh 3 terminale është në fakt një qendër e madhe argëtimi. Ndërtuar me një kosto prej 1.7 miliardë dollarë dhe projektuar nga arkitekti i njohur Moshe Safdie, Jewel ka 10 kate, pesë mbi tokë dhe pesë në bodrum, me një kosto prej 1.25 miliardë dollarë.

Vizioni që qëndron pas projektit është një vend ku “bota takohet me Singaporin, dhe Singapori takon botën”. Jewel ka një strukturë rrethore, qelqi e çeliku dhe përfshin gjithashtu edhe një ujëvarë. Në nivelin e tokës, uji rrjedh në një gyp akrilik gjigant që krijon një ujëvarë të përmbysur në dy nivele nën tokë. Gjatë natës, ujëvarë bëhet sfond, si e para e llojit të saj nëpër botë, duke ofruar shfaqje për pasagjerët e aeroportit.

Kompleksi mbresëlënës ka kopshte që ngrihen përgjatë katër kateve si edhe 280 dyqane dhe restorante, një hotel dhe kinema. Dhe e gjithë kjo është bërë me qëllim që të tërhiqen sa më shumë udhëtarë nga aeroporte të tjera si ai i Hong – Kongut dhe i Dubait. E me sa duket po rezulton një magnet që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

https://www.youtube.com/watch?v=qqAByBD-P_c

Të këshilluara

Mamaja e Britney shqetëson fansat

Mami i Britney Spears, Lynne, ka shqetësuar fansat pas një postimi në Instagram. Ndërsa këngëtarja po kontrollohet në një qendër psikiatrike për problemet e ...

12:51

Numërimi misterioz i Taylor Swift

Taylor Swift di si ta tërheqë vëmendjen. Këngëtarja amerikane publikoi në “Instagram” një numërim mbrapsht misterioz që përfundon më 26 prill. Si për mos të mj...

10:49

Tradhëtoi moderatoren, Kevin thyen heshtjen

Për herë të parë, ish-bashkëshorti i moderatores amerikane Wendy Williams ka thyer heshtjen për divorcin. Gjashtë ditë pasi Wendy dërgoi kërkesë për divorc, Ke...

10:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI