Flash

Video / Ajax i mrekullive, pas Real Madrid nxjerr jashtë Champions edhe Juventus. Në gjysmëfinale edhe Barcelona

Lapsi.al 16 April 2019
Video / Ajax i mrekullive, pas Real Madrid nxjerr jashtë Champions edhe

Në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, Juventus humb në shtëpi kundër Ajax dhe eliminohet pas 1-1 të vajtjes. Në Stadium, skuadra e Allegri dorëzohet 2-1 pas avantazhit të minutës së 28 falë një goditje me kokë të Cristiano Ronaldo. Holandezët nuk vonuan më shumë se 6' minuta për të barazuar shifrat me Van De Beek në të 34'-ën. Në pjesën e dytë De Light në të 68'-ën shënoi golin e dytë për të tijtë që tashmë fluturojnë në gjysmëfinale. Kështu pas eliminimit të Real Madrid djemtë e Ten Hag eliminojnë një tjetër kundërshtar të fortë si Juventus me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/om/OMJ7.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0a/0aL1.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pj/pJ16.mp4

Në takimin tjetër të luajtur sot, Barcelona rikthehet në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pas tri eliminimeve radhazi në çerekfinale, pas fitores 3-0 pa histori ndaj një Manchester United të mundur që në vajtje 1-0. Protagonist i jashtëzakonshëm i mbrëmjes së Camp Nou ishte Lionel Messi që më në fund e ka thyer mallkimin e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar për herë të parë pas plot gjashtë viteve. Pleshti finalizoi një super goditje në minutën e 16' për të komletuar dygolëshin në të 20'-ën. Phillipe Coutinho ishte autori i golit të tretë që vulosi dhe rezultatin e takimit.

https://clips.clippit.tv/apdmxa/360.mp4

https://clips.clippit.tv/rkarbd/360.mp4

https://clips.clippit.tv/apdmna/360.mp4

Të këshilluara

Video / Ajax përmbys Juventus në Torino

Ajax ka dyfishuar ndaj Juventusit në Torino. M. de Ligt është autori i golit të dytë të skuadrës së tulipanëve në minutën e 67'. https://cdnja.r.worldssl.net...

22:34

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI