Flash

Misteri i çështjes Pantani: "Kur vdiq, ishte dikush me të"

Lapsi.al 16 April 2019
Misteri i çështjes Pantani: "Kur vdiq, ishte dikush me

"Kur Marco Pantani humbi jetën, dikush ishte në hotel me të". Misterin që ka shoqëruar gjithnjë 'vetëvrasjen' e ciklistit ta famshëm italian e ka shtuar edhe më shumë në deklaratën përpara komisionit Antimafia, Umberto Rapetto, gjeneral brigade i Guardia di Finanza, duke ndërtuar momentet e fundit të jetës së "Piratit" e duke analizuar pikat e errëta të hetimit. "Nuk mund të mendosh që ka qenë ai që ka tërhequr zvarrë krahun, përpara se të jepte frymën e fundit, dikush ka qenë me të", në ndryshim me atë që është pohuar gjithnjë për rastin.

Rapetto, ndër të tjera, ka sjellë në vëmendjen e parlamentarëve imazhin e një topi të bardhë që ishte në dhomën e hotelit, pranë trupit të Pantani, por "e mbetur e paprekur në një pellg gjaku, si të ishte vendosur me një grep peshkimi". Në fund, Rapetto ka folur edhe për hotelin që ka pritur Pantani në ditët e fundit të jetës: "Kishte kat nëntokësore dhe garazhde, hoteli me shumë mundësi nuk përdorej vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për të kaluar ndonjë orë në intimitet, arsye për të cilën mundësia për të hyrë nga garazhdi zhdukte cdo lloj kontrolli që mund të ushtrohej nga recepsioni".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI