Flash

Dua Lipa i përgjigjet komentueses pasi i tha të ndihmojë shqiptarët e jo arabët

Lapsi.al 16 April 2019
Dua Lipa i përgjigjet komentueses pasi i tha të ndihmojë

Vetëm pak ditë pasi Rita Ora vizitoi Kosovën për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, Dua Lipa shkoi në Liban, ku qëndroi për 3 ditë dhe u njoh me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Në disa postime të njëpasnjëshme në Instagram, Dua Lipa u shpreh se kjo përvojë bëri që t’i hapeshin sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët. Por një prej komentuesve shqiptar në veçanti nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të këngëtares së njohur.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë refugjatë në Kosovë vuajnë, se janë pa shtëpi, pa bukë. Sërish ti shkon në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu”, ishte komenti i një prej ndjekësve të saj në Twitter.

Këngëtarja shqiptare dëshiroi që ta sqaronte situatën dhe iu përgjigj komentuesit:

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë gjë që nga 2016-ta. Quhet ‘Sunny Hill Foundation’. Mund të kontrollosh të gjithë punën që është bërë deri tani përmes website-it”.

Kujtojmë se ky fondacion organizon festivalin “Sunny Hill” për të dytin vit radhazi edhe këtë verë.

Të këshilluara

Rikthehet Madonna, së shpejti albumi i ri

Madonna është gati të rikthehet dhe do ta bëjë me një album të ri, të titulluar “Madame X”. Ishte vetë këngëtarja që e njoftoi prurjen e re me një sërë postimes...

19:35

Kate Moss, së shpejti në altar

Është një nga modelet me të njohura me famë botërore, e cila ka patur një jetë të trazuar sa i përket aspektit personal. Megjithatë duket se tashmë modelja Kat...

17:00

Ozge Borak shfaqet në pasarelë (FOTO)

Ozge Borak ka marrë pjesë së fundmi në një event mode. Ajo ka ecur në pasarele si një modele, ku nuk mund të kalonin pa u vënë re linjat e saj trupore. 37 vj...

16:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI