Flash

Zbulohet lidhja sekrete e Ledri Vulës me...

Lapsi.al 15 April 2019
Zbulohet lidhja sekrete e Ledri Vulës me...

Prej kohësh Ledri Vula përflitej për një lidhje romantike me një vajzë të quajtur Sara. Profili i saj mbahej disi sekret në rrjetet sociale dhe të vetmet foto që qarkullonin online, ishin ato ku çifti ishte kapur mat nga paparacët.

Por tashmë, Sara Hoxha, vajza që nuk i përket botës së televizionit, ka hapur profilin e saj në Instagram, dhe është gati t’i tregojë botës për lidhjen me reperin Ledri Vula.

Nga një shikim i imtësishëm në profilin e saj, ne vumë re gjëra mjaft interesante duke filluar nga koha në të cilën përflitet se është lidhur me Ledrin, e deri të shoqëria e tyre e përbashkët.

Pikë së pari na lejoni t’ju themi që Sara Hoxha është një vajzë që i ka qejf udhëtimet dhe thuajse çdo foto e saj është e publikuar nga destinacione të ndryshme si, Arabia Saudite, Italia, disa edhe të përbashkëta me reperin si për shembull, Mykonos.

Lidhja e Sarës me Ledrin besohet se ka nisur në vitin 2017, pasi në një foto të dhjetorit të atij viti, Sara ka shkruar inicialin e partnerit të saj, L.

Por ajo që na çuditi më shumë ishte një koment i Lori Hoxhës. Kjo e fundit njihet si shoqja e ngushtë e ish-të dashurës së Ledri Vulës, Adela Sollaku, por me sa duket marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.

Kjo pasi Lori i ka bërë një kompliment të këndshëm Sarës në njërën nga fotot duke i thënë: “Sa e bukur je!”

Komentet dhe fjalët e bukura nuk mungojnë as nga shoqëria e Ledrit, si Kida, Dhurata Dora apo Ariana Fejzullahu, të cilët janë tashmë edhe shoqëria e Sarës. Grupi ka festuar mbrëmë ditëlindjen e Ariana Fejzullahut dhe nuk kanë munguar fotot dhe videot nga argëtimi në një club nate.

Edhe vetë Ledri nuk është treguar aspak i rezervuar me komentet e tij në fotot e Instagramit të Sarës, ku emojit me zemra dhe lule, flasin tashmë për marrëdhënien e tyre romantike.

Të këshilluara

Publikohen pamjet e para të Star Wars (Video)

“Star Wars: The Rise of Skywalker”: shikoni trailerin e kapitullit të nëntë të lëshuar nga “Disney” dhe “Lucasfilm”, duke zbuluar edhe titullin e këtij proj...

10:51

Naomi i jep fund romancës me Liam

Naomi Campbell i ka dhënë fund romances së saj të shumëpërfolur me  yllin e “One Direction”, Liam Payne. Pas 4 muajsh lidhjeje, thuhet se Supermodelja 48-vjeça...

10:13

Netflix lançon revistën e tij

Netflix, platforma me pagesë e filmave, po konsideron të hedhë në treg revistën e saj dhe të blejë kinemanë historike në Los Angeles për të projektuar prodhimet...

14:45

Ndërron jetë në skenë komediani

Ian Cognito, emri i vërtetë i të cilit ishte Paul Bariberi, ka ndërruar jetë në skenë, teksa ishte duke bërë një stand-up në një qytet të vogël të Anglisë. Sip...

11:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI