Flash

Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-presidentit serb Milosheviç

Lapsi.al 15 April 2019
Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-presidentit serb Milosheviç

Bashkëshortja e ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç, e mbiquajtur shpesh si “Zonja Makbeth e Ballkanit”, ka ndërruar jetë këtë të dielë në Rusi, në moshën 76-vjeçare.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve “AFP” nga një mik i Mira Markoviçit. Mediet lokale në Serbi raportojnë se Markoviç ka ndërruar jetë në një spital të Moskës.

Në vitin 2003, Markoviç, e cila njihej për ndikimin e saj të madh te bashkëshorti i saj, u largua nga Serbia ku po ndiqej penalisht për abuzim me pushtetin, teksa dyshohej edhe për kontrabandë cigaresh dhe vrasje politike. Në 2008-n, Rusia iu dha azil politik asaj dhe të birit, Marko Milosheviç, pasi Serbia lëshoi një mandatarresti ndërkombëtar në emër të tyre, në lidhje me pretendimet për kontrabandën e duhanit.

Të këshilluara

Ozge Borak shfaqet në pasarelë (FOTO)

Ozge Borak ka marrë pjesë së fundmi në një event mode. Ajo ka ecur në pasarele si një modele, ku nuk mund të kalonin pa u vënë re linjat e saj trupore. 37 vj...

16:25

Jennifer Lopez: Nuk po mendoj për martesë

Muaj më parë, Jennifer Lopez i tha ‘PO’ propozimit të partnerit të saj, Alex Rodriguez për fejesë. Edhe pse pritej data e martesës, J.LO i surprizoi të gjithë. ...

13:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI