Flash

Historia e katedrales Notre-Dame, ikonës së Parisit që nuk është më

Lapsi.al 15 April 2019
Historia e katedrales Notre-Dame, ikonës së Parisit që nuk

Një zjarr i madh shpërtheu këtë të hënë në katedralen Notre-Dame në Paris. Imazhet që tregonin një tym të bardhë që vjen nga çatia e strukturës u shpërndanë në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa mendohet se ai mund të jetë shkaktuar nga punimet që po kryhen për restaurimin e katedrales.

Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”) ishte një katedrale mesjetare katolike. Ajo konsiderohet një nga shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë në Kishën Katolike në Francë, dhe në botë.

Image result for Notre-Dame de Paris

Në vitin 1160, për shkak se kisha në Paris ishte bërë “Famulli e mbretërve të Evropës", peshkopi Maurice de Sully e cilësoi katedralen e mëparshme të Parisit, Saint-Étienne e cila ishte themeluar në shekullin e 4-të, si të padenjë rolin e saj të lartë dhe e kishte prishur menjëherë pas marrjes së titullit të peshkopit të Parisit. Sipas legjendës, Sully kishte një vizion të një katedrale të lavdishme të re për Paris, dhe e skiconte atë në tokë jashtë kishës origjinale.

Related image

Për të filluar ndërtimin, peshkopi kishte shembur disa shtëpi dhe kishte ndërtuar një rrugë të re për të transportuar materiale për pjesën tjetër të katedrales. Ndërtimi filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII, por ka diskutime të ndryshme nëse Sully ose Papa Aleksandri III hodhi gurthemelet të katedrales. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345.

Related image

Ndërtimi i saj edhe sot shihet si një nga arritjet më të mëdha të arkitekturës franceze të stilit gotik.

Katedralja ishte pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, por francezët e kishin ruajtur atë jashtëzakonisht mirë. Shumica e dritareve ishin origjinale dhe që nga shekulli i XIII kishte parë vetëm ndryshime të vogla.

Katedralja, mbi 100 metra e lartë, dallohej veçanërisht për 3 fasadat e saj të mëdha, ku janë gdhendur pamje e figura që ilustrojnë temat kryesore teologjike dhe tregime biblike.

Për arsye të arkitekturës, Katedralja Notre-Dame de Chartres vazhdonte të ishte një destinacion i rëndësishëm turistik për njerëz fetarë ose laikë. Katedralja ishte dikur qe tempull galo-romak; në shekullin IV, mbi tempullin e rrënuar, u ngrit një bazilikë merovinge e mbi të, një kishë romanike.

Image result for Notre-Dame de Paris

Një nga shembujt më të shkëlqyer të artit gotik-klasik, katedralja ishte 130 metra e gjatë, 48 e gjerë, 36 e lartë nga brenda, ndërsa nga jashtë, 69 metra. Ajo mund të zinte 6550 persona.

Katër rozonet, lule të mëdha prej guri e qelqi, me diametër trembëdhjetë metra, mbi një balaustër 7-metrash, ishin kryevepra të papërsëritshme. Lakueshmëria e plumbit u krijon vetratave mundësinë t’i bëjnë ballë erës, ndërsa struktura e fuqishme prej guri e prej hekuri e mbante prej shekujsh gjithë peshën e ndërtesës.

Katedralja kishte 10 kambana, më e madhja, Emmanuel është vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton dhe është ngarkuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo kambanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër.

Image result for Notre-Dame de Paris

Deri kohët e fundit, kishte katër kambanat e shekullit të 19-të në rrota në kullën veriore, të cilat ishin duke u rrëzuar. Këto kambana duhej të zëvendësonin nëntë që u hoqën nga katedralja gjatë Revolucionit dhe u vendosën për shërbime dhe festivale të ndryshme.

Kambanat dikur u lëvizeshin me dorë, përpara se të përdoreshin motorët elektrikë. Kur u zbulua se madhësia e kambanave mund të shkaktonte lëkundje në të gjithë ndërtesën ato u morën jashtë përdorimit. ©Përgatiti LAPSI.al

Image result for Notre-Dame de Paris

Të këshilluara

Lumi i kokainës vazhdon drejt Shqipërisë

Autoritetet shtetërore në Maltë vijojnë të kapin ngarkesa me kokainë që janë të destinuara për Shqipërinë. Një ditë më parë njoftohet se u kapën 91.25 kg kokain...

15:28

Krahasimi/ Kush po gajaset me Rudina Hjdarin?

Nuk ka diskutim se akti i fortë i Rudina Hajdarit, për të mos i’u bindur, as partisë që pretendon se mban trashëgiminë e të atit, as atyre që dikur ishin armiqt...

20:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI