Flash

VIDEO/ Mision i dyfishtë i Dungës: shpëton Luftëtarin e nxjerr Laçin nga Europa

Lapsi.al 14 April 2019
VIDEO/ Mision i dyfishtë i Dungës: shpëton Luftëtarin e

1-0 ndaj Laçit dhe qetësia në pritje të rezultatit të rivalëve: Luftëtari ka siguruar rezultatin e vetëm që kishte rëndësi me golin e Ismael Dungës, gjithnjë e më protagonist për bluezinjtë në këtë sprint final drejt shpëtimit në kampionat dhe Europës në Kupë. Pas humbjes me Kastriotin, skuadra e Julian Ahmatajt e kishte përqendruar vëmendjen tek ndeshjet në shtëpi, aty ku nuk lejohet asnjë hap fals.

E kanë kuptuar situatën të gjithë në Gjirokastër, por ajo e bërë kundër formacionit të Starovës ishte një ndeshje gati perfekte e bluezinjve: dy traversa të Filit, një prej të cilave lë dyshimin e kalimit përtej vijës së portës e një gol i anulluar Dungës, nuk i hoqën shpresat Luftëtarit, që në fund mori suksesin që kërkonte.

"Nuk do merrem me këtë pjesë - tha Ahmataj -. I thashë mendimin tim arbitrave kur mbaroj ndeshja. Nuk e di a e kaloi topi vijën fatale, por tani ndeshja mbaroi. Cfarë do të themi ne, ndeshja ka mbaruar" u shpreh Ahmataj që i duhet të kënaqet me golin e gjashtë sezonal të sulmuesit të tij Dunga. Një asist pothuaj nga mesi i fushës i Albano Aleksit, i finalizuar me aftësinë e një qendërsulmuesi tipik, që i ka hapur gojën edhe teknikut Ahmataj, në një replikë ndaj shprehjes së teknikut të Tiranës, Ardian Mema, se kundërshtarët shënojnë gola të cuditshëm: "Luftëtari shënon gola shumë të bukur. Këta djem meritojnë një bravo të madhe. Gjithçka e kanë me djersë dhe sakrificë. Duhet më shumë respekt për njerëzit që punojnë dhe derdhin djersë".

Me këtë rezultat gjirokastritët u ngjitën në kuotën e 37 pikëve, duke ngushtuar diferencën në 4 pikë nga Laçi i vendit të 5-të e për momentin, ajo që ka më shumë rëndësi, 4 nga Tirana dhe 7 nga Kastrioti i zonës së ftohtë të renditjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI