Flash

Champions League/ Një francez vendos drejtësinë në Juve-Ajax: vetëm një precedent me bardhezinjtë

Lapsi.al 14 April 2019
Champions League/ Një francez vendos drejtësinë në

Do të jetë francezi Clément Turpin ai që do të drejtojë Juventus-Ajax, ndeshjen e vlefshme për cerekfinalet e kthimit të Champions League, në program të martën në orën 21 në Allianz Stadium (1-1 ndeshja e parë në Cruijff Arena, me avantazhin e Cristiano Ronaldo e barazimin e Neres). Asistentë të Turpin do të jenë bashkëkombasit Nicolas Danos e Cyril Gringore, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Benoît Bastien. Tek Var do të jetë Nicolas Rainville dhe François Letexier.

Vetëm një precedent për 36 vjecarin Turpin me kampionët e Italisë, që i takon Champions 2017/18, në fazën e grupeve. Në stadiumin José Alvalade të Lisbonës, bardhezinjtë barazuan 1-1 me Sporting: avantazh i portugezëve me Bruno Cesar në minutën e 20', barazim në të 34' e pjesës së dytë nga Higuain me asist të Cuadrado.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI