Flash

Bakayoko-Acerbi, çështja bëhet politike: "Gjest idiot, duhen marrë masa"

Lapsi.al 14 April 2019
Bakayoko-Acerbi, çështja bëhet politike: "Gjest idiot,

Giancarlo Giorgetti, zëvendës sekretari i deleguar për sportin, ka reaguar menjëherë pas festimit të shëmtuar me fanellën e Acerbi, të demostruar para tifozëve të Milan nga Bakayoko e Kessie, në përfundim të ndeshjes me Lazio: "Sporti është një kompeticion i shëndoshë, korrekt e i ndershëm. Të tregosh fanellën e një lojtari tjetër për tu tallur, para së gjithash është një gjest idiot, i pakualifikueshëm, i padenjë për vlerat e sportit e madje edhe për fanellat që mbajnë veshur. Uroj që të merren masat e duhura për të zhbërë atë që ndodhi".

Në fakt, Bakayoko është penfuar dhe ka kërkuar ndjesë menjëherë:

“Nuk desha ta ofendoj askënd. I kërkoj falje Acerbit nëse është ndier i ofenduar”, ka thënë mesfushori kuqezi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI