Flash

Solskjaer: "Real Madrid? Pogba është i përqendruar te Manchester United"

Lapsi.al 13 April 2019
Solskjaer: "Real Madrid? Pogba është i përqendruar te

Manchester United u nënshtrua ndaj supremacisë së Barcelona-s të mërkurën në ndeshjen e vajtjes të Ligës së Kampioneve. Djajtë e Kuq nuk arritën të bënin diferencën përballë katalanasve. Njeriu që u "kryqëzua" në Old Trafford ishte Paul Pogba. I jashtëzkonshëm që kur në drejtimin e stolit të United mbërriti trajneri Ole Gunnar Solskjaer, francezi është zbehur disi, dhe sipas shtypit britanik kjo ka ardhur për shkak se ai dëshiron t'i bashkohet Real Madrid verën e ardhshme.

Në konferencën e shtypit, Ole Gunnar Solskjaer ka përgënjeshtruar gjithçka duke refuzuar edhe një rënie të paraqitjes së lojtarit. "Mund të jetë një fushatë mediatike, nuk i dihet kurrë se çfarë ka. Në takimet e mia me Paul Pogba, ai ka qenë gjithmonë pozitiv. Nuk shikoj asnjë diferencë tek ai kur i flas. Pogba është i përqendruar te paraqitja në fushë dhe është një futbollit krenar. Ai gjithmonë jep më të mirën".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI