Flash

Real Madrid, Zinedine Zidane ka një emër për sulmin

Lapsi.al 13 April 2019
Real Madrid, Zinedine Zidane ka një emër për sulmin

Jashtë Champions League dhe Kupës së Mbretit, me vetëm La Liga-n për të "kontrolluar" deri në fund të sezonit për të mos rrezikuar të humbasë një nga 4 vendet e para, Real Madrid ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Sipas "AS", trajneri i merengues Zidane, për 2019-2020, kërkon rikthimin në skuadër të sulmuesit të datëlindjes 1994 Raul De Tomas, aktualisht i huazuar te Rayo Vallecano (eshtë i huazuar te skuadra e tretë e Madrid deri në qershorin e ardhshëm). Në La Liga këtë vit ka shënuar 13 gola në 28 përfaqësime.

Për lojtarin, i cili në sezonin 2018-2019 ka shënuar 24 gola në Serinë B spanjolle, gjithmonë me Rayo, kjo do të ishte eksperienca e dytë me Zidane si trajner, pas asaj në Castilla në 2015.

Edhe atje diti të binte në sy, por jo aq sa për të bindur trajnerin transpalpin ta merrte te skuadra e parë. Për këtë arsye u huazua.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI