Flash

"Salah bombavënës": Liverpool i tërbuar me shprehjen e racizimin, tifozët e Chelsea në telashe

Lapsi.al 12 April 2019
"Salah bombavënës": Liverpool i tërbuar me shprehjen e
Ajo që ndodhi në Pragë ka lënë një shije të keqe në të gjithë Anglinë. E këtë e kanë provokuar koret e turpshme qtë disa tifozëve të Chelsea, në transfertën në Pragë për Europa League, kundër Mohamed Salah. Në një video, shihen e dëgjohen disa mbështetës të Blues të këndojnë kundër egjiptianit të Liverpool, duke e përcaktuar "bombëvënës," për shkak të origjinës së tij islamike. Të identifikuar nga klubi londinez, ata janë përjashtuar nga ndeshja e kthimit me Slavia e i është tërhequr abonimi. Por ka edhe më shumë. Liverpool ka nxjerrë një komunikatë në të cilën kërkon të nmerren masa, sepse të dielën do të luhet pikërisht në Anfield sfida e Premier League mes Reds e londinezëve. KOMUNIKATA E LIVERPOOL “Video që qarkullon në rrjet, që tregon koret diskriminuese drejtuar një lojtari tonë, është e rrezikshme dhe shqetësuese. – shrkuhet aty – . Në këtë sezon kemi asistuar në episode diskriminuese në stadiume në Angli, në Europa e në të gjithë botën; akte të regjistruar e publikuar përmes telefonëve. Jemi edhe dëshmitarë të sulmueve të urryeshme në rrjetet sociale. Kjo lloj sjellje duhet quajtur si është: fanatizëm i pastër. Liverpool Football Club konsideron që është detyrë e autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë urgjente me të gjiha procedurat e nevojshme për të identifikuar dhe ndëshkuar cilindo që kryen një krim të tillë. Në futboll e në shoqërinë civile nuk ka hapësirë për këto veprime. Viktimat e kësaj nuk janë individët, por kolektiviteti, kështu që ka nevojë për një reagim. Për sa i përket episodit të fundit, klubi po punon me policinë për të qartësuar faktet e ndodhura rreth kësaj video, deri në identifikimin e tyre. Po bashkëpunojmë me Chelsea Football Club mbi ngjarjen. E falenderojmë Chelsea për dënimin që I kanë bërë dhe impenjimit për të vepruar menjëherë për të zbuluar fajtorët”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI