Flash

Video/ Kthehet Gjoka, vjen fitorja: Kukësi kalon në Laç me supergolin e Limaj

Lapsi.al 10 April 2019
Video/ Kthehet Gjoka, vjen fitorja: Kukësi kalon në Laç me

Asnjeherë nuk duhen hequr shpresat, për sa kohë matematika nuk e ka thënë fjalën e saj dhe tek Kukësi, e kanë perceptuar krejtësisht filozofinë. Debuton me fitore Ernest Gjoka në krye të pankinës së Bluve, duke kthyer buzëqeshjen në skuadër, pas triumfit 0-1 në Lac dhe presingut të ushtruar mbi Partizanin, që duhet ende të luajë...

Ardhja e teknikut që shpalli kampion skuadrën veri-lindore ishte tregues i një dëshire për të mos hequr dorë nga kampionati. Reagimi i skuadrës ishte, sepse mesazhi u kuptua, por misioni për tu përmbushur nuk ishte i lehtë: katër ditë më parë Teuta doli e dërrmuar pikërisht nga bardhezinjtë 5-0. Gjoka e kishte ndërtuar strategjinë, mbi domosdoshmërinë e kurbinasve për të marrë rezultatin, sepse fitorja do ta afronte jashtëzakonisht me Europën.

Starova e të tijtë ndoshta ishin përfshirë nga entuziazmi euforik, por merr humbjen e parë që kur është ulur në pankinën e Lacit. Një ndeshje e luftuar, por me pak raste shënimi, që nuk ekzaltuan askënd në stadium, deri kur Vesel Limaj nxorri nga arsenali i tij një goditje nga rreth 40 metra për të mposhtu Selmanin. E pamundur të mos e admirojë ekzekutimin e mesfushorit, pavarësisht se Laci mbetet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e dytë me 48 pikë, vetëm 6 më pak se Partizani.

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI