Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Reforma Champions me një format të paprecedentë: ja si do të ndryshojë Kupa me veshë të mëdhenj…

Lapsi.al 10 April 2019
Reforma Champions me një format të paprecedentë: ja si do të

L’Equipe zbulon formatin e Champions League duke nisur nga viti 2024. 32 ekipet pjesëmarrëse do të jenë të ndara në katër grupime, me nga 8 skuadra. Katërmbëdhjetë ndeshje për cdo skuadër, në fazën e grupeve, në krahasim me gjashtë që kanë qenë deri më tani, me katër skuadrat e para që, jo vetëm kalojnë në raundin e 1/8 të finaleve, por kualifikohen automatikisht në Champions League për sezonin e ardhshëm.

STOP RËNIES NË LIGËN E EUROPËS

Për të eliminuar ndryshimin e perspektivës, asnjë rrëzim në Ligën e Europës në sezonin në vazhdim, por një skenar që do të ndryshojë sipas pozicionit në renditje: pesë të klasifikuarat të parat, kualifikohen për në fazën e grupeve të Champions League për sezonin në vazhdim; gjashta dhe shtata do t’i japin jetë katër përplasjeve direkte, nga të cilat do të dalin katër fituese, që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa të eliminuarat do të marrin pjesë në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm. Tetë skuadrat e fundit në renditje, përkundrazi, kualifikohen në raundet paraeliminatore të Ligës së Europës, por vetëm në sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI