Flash

Video/ Tottenham ëndërron gjysëmfinalen: njeriu gol i stadiumit të ri është Son

Lapsi.al 9 April 2019
Video/ Tottenham ëndërron gjysëmfinalen: njeriu gol i stadiumit

Shënoi golin e parë në Tottenham Stadium në Premier League në fundjavë dhe shënoi golin e parë në stadiumin e ri londinez edhe në Champions: Heung-Min Son ka marrë përsipër Spurs, që kanë përdorur efektin e impiantit dhe një zemër të madhe për të mundur 1-0 Manchester City, në çerekfinalen e parë të Champions. Euroderbi britanik vendoset 10 minuta nga fundi me Citizens që do të qajnë ndoshta shumë atë penallti të humbur nga Sergio Aguero në fillim të ndeshjes.

Me guximin për të lënë jashtë Sane e De Bruyne, tekniku spanjoll gati gati mori kreditet e zgjedhjes së tij me Mahrez e David Silva, kur fitoi të drejtën për të provuar nga 11 metra distancë me një Aguero që i la në baltë në mbrëmjen e gabuar. Lloris kuptoi gjithcka dhe bëri të vlejë statusi si kampion bote në fuqi, por për skuadrën e Guardiolës problemet erdhën në rritje.

Një futboll total i të besuarve të Pochettino, me reparte të pandara e me kundërsulme të shpejta: Ëanyama është i pakalueshëm në mesin e fushës, ndërsa Son një shigjetë e pakapshme për Otamendin e kushdo që i doli përpara koreanit.

Problemi kryesor për teknikun argjentinas të Tottenham është dëmtimi i Harry Kane, që do të ishte sigurisht i vlefshëm për kthimin në Etihad, edhe pse Moura, si zëvendësues e Son bënë gjithcka për të mos ndjerë mungesën e kapitenit, pas goditjes së kaviljes që e nxorri nga fushë në minutën e 58.

"Nuk jemi në Premier" kishte paralajmëruar Pochettino dhe ashtu rezultoi: Një aksion i shpejtë, në të 78, ku Son evitoi fillimisht pozicionin jashtë loje e më pas daljen e topit jashtë vijave fundore, për të thyer me një të majtë të fortë Ederson, vendosi ndeshjen në favor të Spurs që tani ëndërrojnë gjysëmfinalen. Hapi i parë u hodh, ndërsa Guardiolës i kthehet makthi i daljeve të shpejta nga kompeticioni më i rëndësishëm europiane për klube.

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI