Flash

Super grabitja/ Një i vrarë. Tetë milionë euro fluturojnë në Rinas

Lapsi.al 9 April 2019
Super grabitja/ Një i vrarë. Tetë milionë euro

Aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë nuk është vetëm një nga më të shtrenjtët përsa i përket çmimit të biletave për udhëtarët, por është gjithashtu një nga aeroportet më të pasigurt në botë. S’është e vështirë të dalësh në këtë konkluzion në një kohë kur jemi dëshmitarë të disa grabitjeve që kanë ndodhur brenda apo pranë aeroportit. Grabitja më e fundit u regjistrua sot.

Persona të armatosur kanë hyrë në pistën e aeroportit me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët, që mendohet se janë 4 persona, mbanin të veshur uniformë të agjentëve të hetimit tatimor. Si për të dëshmuar akoma më fort se siguria në aeroport është përtokë, grabitësit nuk ishin thjesht në pistë, por kanë marrë paratë nga brenda avionit. Pas grabitjes së parave, autorët u përballën me oficerë të Policisë së Shtetit.

Nga shkëmbimi i zjarrit për disa minuta, mbeti i vrarë një prej grabitësve, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ende. Autorët janë larguar më pas në drejtim të zonës së Niklës dhe Tapizës, në Fushë Krujë. Ndërkohë automjeti i përdorur prej tyre u gjet i djegur në afërsi të Babrrusë. Shuma e parave të grabitura dyshohet të jetë rreth 10 milionë euro. Ato i përkisnin bankave të nivelit të dytë në vend dhe do të transportoheshin jashtë shtetit me linjën ‘Austrian Airlines’.

Në një reagim paraprak pas ngjarjes Policia e Shtetit thotë se ka nisur krehja e zonës nga forcat speciale RENEA dhe FNSH, të ndihmuara edhe nga një helikopter, për të kapur autorët e grabitjes. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për ngjarjen, ndërsa Policia ka shoqëruar rreth 40 persona. Makinat e blinduara që transportonin paratë ishin të kompanisë ‘Nazeri 2000’, e njëjta kompani që u grabit edhe tre vjet më parë brenda pistës së aeroportit.

Grabitja e sotme është një ngjarje e përsëritur. Përveç shumës së parave që është shumë e madhe, ka edhe një detaj tjetër domethënës. Autorët kanë qënë të armatosur rëndë, me armë automatike dhe granata dore të shumta. Kjo ngre shumë pikëpyetje dhe shton dyshimet.  Si është e mundur që të cënohet sërish perimetri i sigurisë së aeroportit? Pse nuk është sinjalizuar më parë grabitja nga telekamerat apo sistemet e alarmit?

A ka bashkëpunim në këtë grabitje të njerëzve nga radhët e aeroportit, kompanisë që kujdeset për sigurinë, nga policia, kompania private që transportonte paratë dhe persona të tjerë që kishin dijeni për ngarkesën e vlerës monetare? Grabitja e sotme nuk duhet trajtuar thjesht si një ngjarje kriminale e radhës. Ajo është një ngjarje që cënon natyrisht edhe sigurinë kombëtare pasi ka ndodhur brenda një zone ku presupozohet që niveli i sigurisë të jetë maksimal.

Dhe aq më tepër kemi të bëjmë me ngjarje të përsëritur. Në verën e vitit 2016 me po të njëjtën skemë u grabitën 3 milionë euro. Ka ende detaje që duhen zbardhur nga ngjarja e sotme, por për një gjë biem të gjithë dakord. Krimi në Shqipëri ka marrë një hov të frikshëm dhe strukturat e sigurisë duken të tulatura përballë tij.

©LAPSI.al 

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-09-at-16.58.36.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI