Flash

Sarri merr rolin e Abramovich: "Pak 100 milionë për Hazard"

Lapsi.al 9 April 2019
Sarri merr rolin e Abramovich: "Pak 100 milionë për Hazard"

E ardhmja e Eden Hazard duket tashmë e vendosur me lojtarin tek dyert e Real Madrid. Shifrat për të cilat flitetm në fakt, nuk e bindin aspak Sarri, që e konsideron vlerësimin për lojtarin jo në linjë me kualitetet e tij teknike. "100 milionë për Hazard? Po flasim për një shifër tepër të ulët, sipas meje - ka shpjeguar tekniku i Blues, pas fitores ndaj West Ham, vendosur pikërisht nga dy gola të kampionit belg -. Në cdo rast mendoj se do të jetë shumë e vështirë ta zëvendësosh, por nuk mund të bëj shumë për ta mbajtur”.

"Hazard ishte fantastik e, kur arrin të shprehet në këto nivele, për ne bëhet gjithcka shumë e thjeshtë. Sidoqoftë, nëse në të ardhmen do të dojë të bëjë një eksperiencë të re, nuk mund të bëj asgjë për ta penguar", përfundoi tekniku i londinezëve, tashmë i dorëzuar se do të humbasë fantazistin e tij në fund të sezonit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI