Flash

Dua Lipa, një rrëfim për familjen e saj dhe Kosovën

Lapsi.al 9 April 2019
Dua Lipa, një rrëfim për familjen e saj dhe Kosovën

Në një intervistë për revistën prestigjoze "Elle", këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj dhe fillimin e vështirë të karrierës, të cilës tashmë po i shijon suksesin e madh. Këngëtarja tregon se kur jetonin në Londër, mamaja e saj studionte Juridikun, ndërsa babai bënte muzikë dhe studionte për stomatologji.

Këngëtarja tregon se kur ishte në moshën 9-vjeçare, nisi të shkonte në shkollën "Sylvia Young Theatre", ku kishte studiuar edhe Amy Winehouse. Atje, mësuesi i kishte zbuluar talentin në muzikë, dhe zërin e veçantë, ndryshe nga çdo moshatar tjetër. Ai e kishte vënë shpesh të këndonte para nxënësve, gjë që kishte rritur vetëbesimin e Duas. Mirëpo, në moshën 11-vjeçare, këngëtarja kthehet në Kosovë, pasi babai i saj kishte marrë një ofertë pune që s'mund t'a refuzonte. Ajo ishte e lumtur që po kthehej në origjinë dhe një ndër arsyet që e gëzonte ishte që njerëzit do t'a shqiptonin saktë emrin e saj. Megjithatë, shkolla i rezultoi e vështirë, gjithashtu edhe të bërit miq të rinj.

"Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë."- rrëfen këngëtarja shqiptare.

Të këshilluara

Partnerja e reperit humb fëmijën (Foto)

Noah, do të bëhej më një fëmijë së shpejti. Pak më shumë se një muaj më parë, reperi dha lajmin se do të bëhej baba për herë të parë. E dashura e tij e re, ...

13:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI