Flash

Aktorja amerikane shpallet fajtore për akuzat që lidhen me trafikun e seksit

Lapsi.al 9 April 2019
Aktorja amerikane shpallet fajtore për akuzat që lidhen me trafikun e

Aktorja amerikane Allison Mack u shpall fajtore për akuzat që lidhen me trafikun e seksit, si mentore e grupit.

Duke u shfaqur në gjykatën federale të Bruklinit, Mack u shpall fajtore për shantazh dhe rekrutim të femrave për kultin e seksit Nxvim.

Në një deklaratë, Mack e pranoi se rekrutonte gra, duke u thënë atyre se do bashkoheshin në një grup grash profesioniste.

“Duhet të marr përgjegjësinë e plotë për sjelljen time”, tha ajo.

Mack, e njohur për serialin amerikan “Smallville”, është një nga gjashtë njerëzit që përballen me akuza kriminale, si pjesë e hetimit në Nxivm.

Prokurorët mendojnë se ky grup ka qenë një skemë që funksiononte si piramidë, në të cilën anëtarët paguanin mijëra dollar për kurse që i rrisnin në rang.

Keith Raniere është në majën e kësaj strukture si burri i vetëm në këtë grup, ndërsa znj. Mack vinte menjëherë pas tij.

Rekrutimet e femrave bëheshin falë famës së Ranierit dhe duhet të kryenin marrëdhënie seksuale me të, si pjesë e “sistemit skllav-padron”.

“Allison Mack rekrutonte gratë për t’u bashkuar me grupin që presupozohej të ishte një grup specializimi për femrat, kur në fakt ishte krijuar dhe drejtohej nga Keith Raniere,” deklaroi vitin e shkuar avokati Richard Donoghue, për Distriktin Lindor të New York-ut.

Në gjykatë të hënën, Mack tha se ishte instruktuar nga Ranieri që të mblidhte material dhe imazhe kompromentuese të dy grave brenda grupit, në mënyrë që t’i kërcënonin se do i bënin fotot publike nëse ato guxonin të nxirrnin sekretet e grupit.

“Unë kujtoja se qëllimet e Keith Ranierit ishin të ndihmonte njerëzit” tha në gjykatë dje, më 8 prill Mack, “por e kisha gabim.”

Ranieri u arrestua nga FBI në Meksikë vitin e shkuar. Përfaqësuesit e tij ligjorë argumentuan se marrëdhëniet seksuale brenda grupit ishin me konsensus të plotë.

Mack u shpall më herët jo fajtore në prill të 2018-s.

Ndërsa tani, ajo do gjykohet në shtator dhe do përballet me maksimumi 20 vjet burg për dy akuza.

Muajin e shkuar, bashkë themeluesja e grupit, Nancy Salzman, 65 vjeç, gjithashtu u shpall fajtore për akuzën e rekrutimit. Ajo pritet të dalë para gjykatës në korrik.

Të këshilluara

Kim dhr Khloe vidhnin nëpër dyqanet e Hawaii

Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian duket se paskan dorë (për të vjedhur) kur dalin nëpër dyqane, pavarësisht se janë në gjendje të përballojnë çdo gjë që mund ...

09:08

Baby G: "Unë nuk e pi, e ha marjuanën"

Muaj më parë, reperja Baby G u përfol se ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi u kap me lëndë narkotike. Në intervistën për “Why Not” , reperja ishte e ...

19:33

Dhuratat luksoze të Stormy-t (Foto)

Kylie Jenner është shpallur milioneria më e re në botë pas krijimit të perandorisë së grimit. Pas ardhjes në jetë të Stormit, duket se Kylie ja ka dedikuar një ...

17:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI