Flash

Video/ Sadiku shpërthen në sharje, pas golit kundër skuadrës së Xhakës, Ajetit e Zhegrovës

Lapsi.al 7 April 2019
Video/ Sadiku shpërthen në sharje, pas golit kundër skuadrës

Një gol kështu do ta kishte ëndërruar kushdo, sidomos po të kesh parasysh se erdhi si zëvendësues dhe në një moment jo shumë të lumtur për Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka lënë shenjën e tij, në barazimin 1-1 kundër Basel, vetëm se festimin e zëvendësoi me një shpërthim inati kundër të gjithëve, fakt që dëshmon momentin emocional të elbasanasit.

Kundër skuadrës së Taulant Xhakës, Albian Ajetit dhe Edon Zhegrovës sulmuesi kuqezi është futur në minutën e 46 në fushë, duke zëvendësuar Bottani. Një goditje nga distanca, si në golat e shënuar me kombëtaren kundër Izraelit dhe më pas shprehja e dufit në shqip: "Të q... robt", që më tepër e kishte me momentin sesa drejtuar dikujt në vecanti.

Lugano me barazimin kundër Basel, qendron në vendin e 8 nga 10 skuadrat e kampionatit, me 33 pikë, shtatë distanca larg zonës së rënies nga kategoria.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI