Flash

Zayn reagon për herë të parë pas ndarjes nga Gigi Hadid

Lapsi.al 6 April 2019
Zayn reagon për herë të parë pas ndarjes nga Gigi Hadid

Pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid tregoi se kishte ecur përpara, pasi dyshohet se ka nisur një lidhje të re.

Asnjëri prej tyre nuk vendosi që të reagonte publikisht për ndarjen, ashtu siç bënë kur i dhanë fund romancës herën e parë.

Por në disa komente në Twitter, këngëtari i njohur i përgjigjet ndjekësve të cilët dyshonin se statusi i tij i drejtohej supermodeles.

“Ti nuk je personi që thoshe se ishe. Ky nuk është një vend për ndjenja”, shkroi ai të mërkurën.

Por një ditë më pas ai vendosi që të sqaronte fansat lidhur me këtë status:

“Statusi im nuk ishte për Gigi Hadid, kështu që lëreni atë të qetë, ajo është gruaja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë modelja 23-vjeçare po shijonte një bisedë me Samuel Krost, i njohur më së shumti për paraqitjen në dokumentarin famëkeq të Fyre Festival.

Të këshilluara

Rihanna kopje e nënës së saj

Rihanna uroi sot nënën e saj publikisht për ditën e saj të lindjes. Këngëtarja e famshme publikoi një foto të vjetër të nënës së saj në Instagram, ndërsa shk...

10:40

Gigi reagon për lidhjen e re

Mediat e huaja kanë publikuar gjatë ditës së djeshme aludime për një lidhje të re të modeles Gigi Hadid me ish-të dashurin e aktores Selena Gomez, Samuel Krost....

17:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI