Flash

Barcelona paralajmëron Juventus për De Ligt, Bartomeu: "E di çfarë do ndodhë me të..."

Lapsi.al 6 April 2019
Barcelona paralajmëron Juventus për De Ligt, Bartomeu: "E di

Barcellona e ka seriozisht për Mathijjs De Ligt e paralajmëron Juventus, një nga kandidatët kryesorë për kapitenin e Ajax. "De Ligt, ashtu si lojtarët e mëdhenj, është një nga emrat prezentë mbi tavolinën tonë - ka shpjeguar për ESPN Bartomeu, duke pranuar vullnetin për të arritur tek futbollisti -. Por do të ketë kohë për të folur". "Cdo vit shoqëria jonë është e interesuar të firmosë me lojtarë të ndryshëm e këtë verë do të ndodhë e njëjta gjë - shtoi presidenti i Barça -. E di cfarë do të ndodhë me De Ligt, por tani nuk është momenti për ta thënë".

Deklarata shumë të rëndësishme, që zbulojnë përfundimisht qëllimet blaugrana për mbrojtësin 19 vjecar, që po mahnit Europën me performancat me klubin e tij dhe kombëtaren e Hollandës. Pasi konkludoi blerjen e De Jong, Barcellona është shumë e interesuar të përsërisë operacionin me De Ligt. Një goditje e dyfishtë që do ti linte me gisht në gojë bardhezinjtë. Gjithnjë në rast se nuk ndodhin cuditë, duke nisur nga transferta e Champions e Juventus në Amsterdam. Tek Barcellona duken të qetë mbi të ardhmen në Katalonjë të De Ligt, por në Torino Paratici nuk ka hequr ende dorë nga goditja.

Të këshilluara

Video/ Faraoni shpëton Liverpool

Liverpool del nga situata 10 minuta nga fundi, duke marrë avantazhin për herë të parë në transfertën kundër Southampton. Në një ndeshje që nisi në ngjitje, të k...

22:42

Video/ Liverpool kthehet në lojë me Keita

Naby Keita kthen barazinë në transfertën me Southampton, duke shënuar golin e 1-1 për Liverpool, që tashmë mund të rikthehet të kërkojë fitoren, për të mos hequ...

21:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI