Flash

Roma bën bilancet: Zaniolo një “pasuri”, Dzeko është masakruar...

Lapsi.al 5 April 2019
Roma bën bilancet: Zaniolo një “pasuri”, Dzeko

“Kam thënë gjithçka dhe nuk kam thënë asgjë, si zakonisht”. Claudio Ranieri buzëqesh, është më pak i tensionuar krahasur me konferencat e para dhe duket se barazimi (mbi të gjitha pjesa e dytë) ndaj Fiorentinës i ka kthyer qetësinë. “E kuptoj që pika mund të mos duket me shumë vlerë, por për mënyrën se si erdhën situatat dhe mënyrën se si jemi përmirësuar në pjesën e dytë më bën të kuptoj që fizikisht jemi në rregull dhe nga pikëpamja mentale jemi duke u përmirësuar. Kemi më shumë besim dhe vetëdije, por dua ta shoh nesër konfirmimin”.

ZANIOLO DHE E ARDHMJA – Nesër, saktësisht, në ora 20:30 Roma në Xhenova do të përballet me Sampdorian e Gianpaolos (“E admiroj shumë, do të duhet të jemi të shkëlqyer për të përballuar presingun e skuadrës së tij”) me Perotti dhe Santon jashtë, sikurse Florenzi dhe Pastore, por me El Shaaraëy të rekuperuar. Sytë janë fokusuar mbi Zaniolo, në qendër të zërave pafund të merkatos. “Ka thënë shumë herë që do të qëndrojë tek Roma, ka një kontratë deri më 2023. Ai nuk do të iki menjëherë dhe Roma nuk ka ndërmend t’a shesë sapo t’i jepet mundësia. Ligji nuk e lejon ta zgjasë tani kontratën, presim korrikun”

DZEKO I MASAKRUAR – Nesër Nicolo do të duhet ta nisë nga fillimi, në sulm Schik do të jetë vetëm nëse Dzeko do të jetë shumë keq: “Dzeko është i masakruar, siç thuhet në Romë, për të gjithë shqelmat dhe goditjet që ka marrë. Mua më pëlqen të luajë, edhe pse të gjithë bomberat e kalojnë një periudhë “Jo” në të cilën shënojnë pak. Schik? Do të marr në provë faktorë të ndryshëm, sikurse motivin shtesë nisur nga fakti që është një ish dhe do të vendos”. Për të tjerët, Ranieri nuk çekuilibrohet: “De Rosi donte të luante me Fiorentinën, mund të na jepte një dorë të madhe. Under nuk i ka 90 minutat, ndërsa në portë do të jetë Mirante, edhe pse Olsen ka të gjithë konsideratën time”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI